• |
ide | kryesore

VOA: Ritme shqetësuese të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Shqipëri, rastet e reja me COVID 19 po rriten me ritme shqetësuese, ndërsa shtrirja gjeografike ka përfshirë thuajse të gjithë vendin nga Veriu në Jug

Autoritetet njoftuan të dielën se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 57 të infektuar, një shifër e parregjistruar më parë, duke e çuar numrin e gjashtë ditëve të fundit në 258 raste, ose 17 përqind e totalit që nga fillimi i epidemisë më 9 mars.

Mesatarja ditore e javës që sapo mbyllet është sa trefishi i mesatares ditore të tre muajve të fundit.

Rastet e 24 orëve të fundit janë vërejtur në 8 qytete të vendin, ndërkohë që numri i të shëruarve ka qenë tejet i ulët, vetëm 5 të tillë.

Në spitalin infektiv, janë 47 pacientë nga të cilët një intubuar dhe 7 të tjerë po në gjendje të rëndë.

Duke qenë se rastet e reja po zbulohen në ndërmarrje, dhe institucione publike e private, autoritetet ju rikthyen sot thirrjeve që të nxisin të punuarit nga shtëpia, aty ku është e mundur.

Ndërsa heqja e masave shtrënguese, u shoqërua dhe me rënien e ndjeshme të intensitetit të kontrolleve, për zbatimin e rregullave të higjienës dhe protokolleve të përcaktuara nga autoritetet, prej dy ditësh ato janë përforcuar.



4 Comments

  1. Problemi 1 eshte qe ky injoroi testimet duke menduar se vetem mbyllja do ta largonte virusin. Si gjithmone i ben hesapet pa hanxhine. Njerezit e infektuar dhe te patestuar e nxorren virusin pasi dolen. Gjithashtu, vendet me te zgjuara nuk ben mbyllje ekstreme me qellim qe njerezit dhe bizneset te ambjentoheshin gradualisht me situaten dhe te ishin me te gatshem kur te vinte hapja totale.

  2. Beni durim pak o zeri i se vertetes sa te vendosim ku da ta veme chipin . ne cfare pjese se qe do na i fusni vaksinat qe kan filluar te prodhohen u mor vesh. Duroni pak se te 7.000.000.000 do ta hane. Megjith keta qe han m…ne vend te bukes….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *