• |
ide | kryesore

Avokati i Popullit liston gjithë shkeljet e KED përgjatë vitit 2019

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Institucioni i Avokatit të Popullit ka publikuar një raport të veçantë të “Monitorimit të Veprimtarisë së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi” përgjatë vitit 2019.

Sikurse dihet, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka një rol kyç në suazën e institucioneve të reja të reformës në drejtësi dhe gjatë dy viteve të fundit ai është vënë në qendër të mosmarrëveshjeve midis institucioneve të ndryshme të angazhuara në zbatimin e kësaj reforme.

Avokati i Popullit nga ana tjetër, ka një rol të dyfishtë, jo vetëm si institucion Kushtetues i parashikuar për mbrojtjen dhe garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, por edhe si një institucion të cilit Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe legjislacioni për Reformën në Drejtësi i kanë dhënë rol dhe kompetenca të posaçme në këtë proces.

Raporti i publikuar, evidenton probleme të konstatuara nga institucioni i Avokatit të Popullit në rolin e tij si vëzhgues i mbledhjeve të KED përgjatë vitit 2019.

Ndër këto problematika spikasin ato të vërejtura gjatë procedurave të hedhjes së shortit për krijimin e KED, mbledhjet dhe njoftimet për mbledhje të këtij institucioni, pjesëmarrja në mbledhje, procedurat e ndjekura nga KED për verifikimin e plotësimit të kushteve formale për vlerësimin e kandidaturave, vlerësimin e kandidatëve, transparencën e organit të KED-së, respektimin e afateve nga ana e saj, etj.

Gjatë këtij raporti, Avokati i Popullit i është referuar edhe raportit të Komisionit të Venecias në lidhje me KED.

Raporti përfshin edhe një numër rekomandimesh, që adresojnë problematikat më të mprehta të konstatuara.



1 Comment

  1. çfarë mund të japë vetë Lulzim Basha, i cili qëkuse ka hyrë në politikë, ka vetem 7 vjet në opozitë.

    E në këto 7-vjet e çoi opozitën të protestojë me Stresin, Ujkun e Cërrikut, Lek Plepin, Linda Morinën.

    Të marrësh pushtetin është sakrificë. Duhet një sakrifice që ka rrisk. E kjo sakrificë i mungon sot opozitës.

    Lulzim Basha, Monika Kryemadhi duan pranë vetes njerëz të bindur, duan tipa made in Klevis Balliu, made in Ervin Salijani, made in Petrit Vasili etj etj.Paska dale dhe avokatja e familjes berisha dhe e lulushit per te folur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *