• |
ide | kryesore

Paloka: Rama ka thënë kaq shumë gënjeshtra për 7 vjet sa as vetë nuk i mban mend

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Rama vazhdon të mashtrojë paturpësisht shqiptarët me vepra imagjinare të cila i ndërton vetëm në realitetin e tij, pasi qytetarët vazhdojnë të mos shikojnë asgjë të tillë.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka postuar nëpërmjet një video mashtrimin e Ramës me aeroportin e Kukësit i cili edhe sot nuk është hapur.

‘Për 7 vjet me radhë tha kaq shumë gënjeshtra sa nuk i mban mend as vetë.

Ndërtoi kaq shumë aeroporte, rrugë dhe shkolla në 3D sa në vitin e shtatë të keqqeverisjes, nën efektin e oligarkisë ka nisur të jetojë në realitetin virtual.

Sepse në të vërtetë s’ka ndërtuar as një metër rrugë, asnjë aeroport dhe asnjë vepër publike.

Kryeministri 3D ndërkohë që varfëron shqiptarët ofron vetëm propagandë bajate dhe premtime që kur si bëri për 7 vjet vetëm një mendje e semurë mund të besojë se do ti bëjë në 7 muaj!

 



6 Comments

  1. Filloi kështu zbatimi i planit të ramifikuar komplotist, i organizuar nën rrogoz nga Mehmet Shehu:
    I. Veprimtaria armiqësore e Fadil Paçramit dhe e grupit të tij në fushën e kulturës, të arteve dhe të Radiotelevizionit për degjenerimin e vijës në këto fusha. Por Partia, siç dihet,
    goditi shpejt këtë grup dhe veprimtarinë e tij. Mehmet Shehu nxitoi e lau duart, bile bubullinte me zhurmë kundër njerëzve të artit dhe rinisë për të realizuar kështu qëllimet
    tij antiparti, sikurse kishte bërë edhe gjatë luftës, të aca- ronte ,edhe marrëdhëniet e lidhjet e Partisë me këto shtresa.

  2. Gjithashtu, Venecia çmon se autoritetet shqiptare kanë qenë transparentë në përmirësimin e tekstit të projektligjeve.

    Ndryshe nga sa pretendon opozita, që sulmon ligjin si një mjet për të “censuruar shtypin” (edhe pse ligji i referohet specifikisht vetëm fake-neës) Venecia thekson se ligji është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

    Në opinionin e tij, Komisioni i Venecias vlerëson vetëm se ligji ka nevojë për disa përmirësime, por jo për t’u abroguar, ashtu siç pretendon opozita.

  3. Pse nuk ja nxirrni te regjistruara? Nje per nje nxirrjani qelbesires. Se i genjeu Shqiptaret dhe tani po ju merr shpirtin. Rames neper damare i rrjedh boje lekesh ndaj duhet ta shporrim nga pushteti, sepse valixhet i ka bere gati si mbreti Zog. Destinacioni i tij bashke me valixhet eshte atje ku nuk ju shkon mendja. USA

  4. Qe Rama genje e mashtron kete e beson dhe Rama, por pyetja ime eshte kush nga politikanet qe kemi sot ne treg nuk ka genjyer e nuk genjen?

    1. Betoju për koën e mamit o Astrit se ti vetë nuk ke gënjyer asnjëherë.
      Nuk ka njeri në botë që të mos ketë gënjyer asnjëherë por fjala është se kush është rekordmen i gënjeshtrave.

  5. Rama haron gënjeshtrën që ka thënë në fillim të një fjalimi e në mes thotë të kundërtën e jo më gënjeshtrat e 7 viteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *