• |
ide | kryesore

“Situata shqetësuese”, Pëllumb Pipero tregon çfarë masash janë të domosdoshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shifrat në rritje me Covid 19 si edhe situata e pandemisë në vend pas hapjes, ishin në fokus të bisedës në emisionin ‘Kjo Javë” me mjekun e njohur infeksionist, Pëllumb Pipero.


Pipero e vlerësoi shqetësuese situatën e epidemisë në vend, nisur nga numri i shtrime në spital të të prekurve me Covid 19.


Situata ka disa indikatorë. Në aspekt të numrave është shqetësuese, sepse kemi shtim të numrave pozitivë, por edhe shtim të rasteve të shtruar në spital, madje kemi raste të rënda dhe shumë të rënda. Pra, në aspektin kompleks situata është shqetësuese. Jo se nuk prisnim të kishim numra të shtuar, por prisnim të mos kishim kaq të shtruar në spital. Pra, në raport me pritshmërinë numrat e shtrimit janë të shtuar dhe kjo është shqetësuese. Ndaj dhe është e rëndësishme t’ju kujtojmë qytetarëve se epidemia nuk ka përfunduar, virusi nuk është zhdukur, vijon qarkullon dhe është thelbërsore të vijojmë të kemi kujdes, madje për një kohë të gjatë, sa kohë që virusi qarkullon, nuk kemi vaksinë dhe celësi i suksesit është distanca dhe maska”, u shpreh Pipero, ndërsa vuri theksin në përdorimin e domosdoshëm të maskës në mjedise të mbyllura, ku ruajtja e distancës është e pamundur, ndërsa ndan një tjetër qëndrim sa i përket përdorimit të dorezave.

Jo dorezat, nuk ka arsye fare të përdoren. Nuk ka asnjë studim që të dëshmojë se dorezat duhen, përkundrazi, në vend që të na ndihmojnë na heqin vëmendjen duke menduar se dorezat janë të sigurta, por ato janë të papastra. Ndërsa themi gjithnjë lani duart me ujë e sapun, e njëjta gjë vlen edhe për dorezat, nëse i vendos duhet t’i lash njësoj si duart. Por nuk është e rekomandueshme për dy arsye, së pari nuk të mbron, së dyti kur e heq dorezën duke mos qenë profesionist krijon mundësinë e krijimit të aerozoneve. Pra, nuk është e rekomandueshme, maska është e rekomandueshme kudo nuk ruajmë distancën,”- theksoi Pipero.

Unë nuk ua këshilloj dorezat kamarierëve, as punonjësve të supermarketeve, askush nuk e këshillon në fakt. Ata duhet të lajnë duart sa më shpesh me ujë e sapun, kjo ju rekomandohet, është e domosdoshme. As në autobusë, e kam dëgjuar që është e vendosur në protokoll, nuk është e rekomandueshme, madje nuk duhet përdorur, sepse studimet kanë dëshmuar se plastike e ruan më gjatë virusin se sa edhe vetë dora ndonjëherë.” vijoi Pipero.

5 Comments

  1. O PIPI, PO NJE SPITAL QE PUNON SIC DUHET E QUAN MASE TI. NJEREZIT VIJNE PER PUNE TE TJERA DHE PO MARRIN COVIDIN TEK JUVE NE SPITAL. JENI JUVE ATA QE PO INFEKTONI SHQIPETARET TURP TE KENI!!!

  2. Ore ke turp ti apo jo o te qifte Kina robt qe del perdite e genjen. Nxirrjani videot keti orangutangut mashtrues se cka thene para pak kohesh kur deklaronte se ne pikun e kaluam

  3. Po cfare ifeksionisti eshte ky, nuk ka punu asnje dite, mjek fshati dhe biznesh ilacesh ka bere + dhe bythelepires i lsi tani i ps. Serviloset se ka hallin e biznesit nje ilac i ri ne treg me rimbursim dhe bibero eshte ne rregull, bej biznes duke tall bythen me ne. Nuk ka faj qeveris thote , kjo varet nga populli, o koqe po ti ke thene se me rritjen e temperaturave ulet fuqia e virusit🤮, tani thua mbani maska🖕🏿,te q….. ndonje gje e eger me lesh ne byth o bibero

  4. KY PIPERO ESHTE SI KISHTE DAL NGA E NJEJTA VRIME ME YMER GELBAZEN KELLIRA,NJE ZAGAR I TREDHUR NGA EDI RAMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu