• |
ide | kryesore

Të arrestuar me urdhër të SPAK për dosjen 5D, sot jepet masa ndaj tyre

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme do të mbahet në GJKKO seanca për caktimin e masës e sigurisë ndaj 8 drejtorëve dhe ish-drejtorëve tëbashkisë së Tiranës. 8 drejtorët dhe ish-drejtorët akuzohen për veprën penale të korrupsionit në lidhje me të ashtuquajturën dosja 5D.

Mariglen Qato, Redi Molla dhe Taulant Tushe janë drejtorët e bashkisë që do të përballen me gjykatën ditën e sotme. Të tjerët, do të njihen me masën Detyrim për paraqitje. Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë. Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.



3 Comments

  1. njëri nga zëvendësit e Non-Gratës na premton se “pas një viti Shqipëria do të jetë e lirë dhe demokratike”, domethënë kur të kthehet në pushtet “minuesi i demokracisë”, “armiku i shtypit të lirë”, “regjimi i gangsterëve”, “ordineri i rrezikshëm” dhe të tjera përcaktime për Sali Berishën të bëra nga SHBA, Mbretëria e Bashkuar dhe shtypi më prestigjioz i vendeve të Bashkimit Evropian.

  2. Po të jetë se SPAK do merrej me kërkesa të tilla, do kishte filluar hetim dhe për mua, dhe Belon, dhe Zenin, se ai dhe për ne u ka thënë hetojini.

    Për mua i ka thënë hetoni për vilën në Lalëz, për Belon i ka thënë hetoni për dhunën në zyrat e PD, për Zenin ka thënë hetojeni për Gërdecin etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *