• |
ide | kryesore

“Il Giornale”: Si Edi Rama po e largon Shqipërinë nga BE

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nga Marco Valle

Çfarë po ndodh në Tiranë? Në agimin e së dielës së 17 majit, për të qenë më të saktë, në orën 4.35, buldozerët e bashkisë të mbrojtur nga mbi 1 mijë policë, të rrethuar nga të gjitha anët, rrënuan Teatrin Kombëtar në një kohë rekord, simbol i një proteste të ashpër që zgjati 27 muaj.

Pasditen e së njëjtës ditë, një turmë e madhe që kundërshtonte masat e autoriteteve dhe rregullat antivirus mbushën zemrën e kryeqytetit, sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin ngjitur “Dëshmorët e Kombit”, për të protestuar ndaj qeverisë së kryeministrit socialist Edi Rama. Me forcë dhe zemërim.

Policia akuzoi vazhdimisht protestuesit dhe ndaloi 64 persona, duke përfshirë Monika Kryemadhin, gruan e Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe drejtuesin e një anëtari të opozitës. Bilanci në fund të ditës ishte i rëndë: bomba tymuese, gurë, shkopinj dhe disa të shtëna me armë (për fat të mirë) në ajër, plus 7 arrestime për “shkelje të dhunshme të rendit publik”, 21 padi për “tubim të paligjshëm”, 36 gjoba për “shkelje të karantinës”. Dhjetëra të plagosur në spitale.

Një e diel e keqe që e nxehu edhe më shumë debatin (ose më saktë, përplasjen) midis shumicës së Ramës dhe kundërshtarëve të tij flaktë dhe, edhe një herë, rigjallëroi sfidën midis vendimmarrësit shumë-kryeministër dhe protestuesve të tij të shumtë dhe aspak entuziastë (ta themi butë) për metodat e tij të ashpra dhe projektet e tij “moderne” të paskrupullta.

Rasti i kompleksit teatror është emblematik. Ndërtesa, e projektuar nga arkitekti Giulio Bertè në Milano në 1938 dhe e nisur disa muaj më vonë në Tiranë nuk ishte vetëm një nga shembujt e parë të parafabrikateve në histori apo një nga veprat më interesante të arkitekturës racionaliste në Evropë, por, mbi të gjitha, përbënte një pjesë e rëndësishme e panoramës së vogël monumentale të qytetit.

E shndërruar në epokën komuniste fillimisht në një gjykatë popullore pastaj në Teatër Kombëtar, pas rënies së regjimit në 1990, ndërtesa ishte në pritje të restaurimeve. Duke pasur parasysh vjetërsinë e materialeve origjinale, mirëmbajtjen e paktë në periudhën Enveriste dhe rregullat e reja të sigurisë, të gjithë (ose pothuajse) kërkonin një ristrukturim rrënjësor në përputhje me projektin e Berte. Por këto ishin vetëm iluzione.

Në vitin 2018, me justifikimin e festimeve në vitin 2020 të 100-vjetorit të Tiranës kryeqytet, Rama dhe Erion Veliaj, kryetar bashkie dhe delfini i tij, vendosën të ndryshojnë qendrën historike dhe plani filloi pikërisht nga prishja e “Teatrit Kombëtar”. Në vend të tij u vendos të ngrihet “Kravata e harkut”, një pseudonim i lezetshëm për të pagëzuar një masiv prej betoni të përforcuar: një strukturë prej 4 kullash të projektuara nga studio daneze Big dhe firmosur nga arkitekti Bjarke Ingels të cilat do të përmbajnë qendra tregtare, apartamente, etj. Projekti kushton 30 milionë euro, një faturë e madhe për standardet shqiptare.

Gjysma e Tiranës u ngrit kundër kryeministrit dhe kryebashkiakut, autorët e një spekulimi masiv ndërtimi. Në mbrojtje të kompleksit, u ngritën artistët dhe intelektualët që i përkisnin “Aleancës për mbrojtjen e teatrit”. Për t’i mbështetur ata, Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike dhe Monika Kryemadhi, e mbështetur edhe nga bashkëshortit të saj kryetar i shtetit, që e dërgoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, dolën në terren. Një veprim i fortë, por i kotë, pasi Gjykata Kushtetuese prej kohësh është e ngrirë për shkak se ka vetëm 5 nga 9 gjyqtarë të parashikuar.

“Confindustria Albania”, partneriteti që përfaqëson ndërmarrjet italiane në vend, ishte gjithashtu kundër shkatërrimit. Presidenti i saj Sergio Fontana komentoi me hidhërim: “Është njësoj sikur në vend që të ndërtosh një teatër më të mirë dhe të rehatshëm, të vendosësh të shkatërrosh Arenën e Veronës apo Koloseun. Një teatër i ri mund të ndërtohej në një zonë tjetër pa prishur një shembull të jashtëzakonshëm të arkitekturës italiane”.

Ambasadori italian Alberto Cutillo ishte më i kujdesshëm (ose shumë i vakët): “Unë mendoj se në një vend demokratik këto zgjedhje duhet të merren pas një debati të gjerë, sepse pasi të merren, nuk është e mundur të kthehen mbrapsht”.

Asgjë më shumë, asgjë më pak. Nga ana e Institutit Kulturor Italian, heshtje absolute.

Reagimet e Evropës janë shumë më të ashpra. Delegacioni i BE në Tiranë shprehu kundërshtimin e tij ndaj mënyrave dhe kohës së shkatërrimit të Teatrit.

Presidenti i PPE Donald Tusk e dënoi hapur shkatërrimin si një akt “i cili shkon kundër vlerave evropiane si mbrojtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogut transparent mes palëve”.

Nga ana tjetër, ambasadori gjerman Peter Zingraf shtoi: “Rënia e Teatrit Kombëtar në Tiranë në agim, në formën që kemi parë, është vështirë për tu kuptuar”.

Akuzat dhe injorimi i tyre do të pasqyrohen në mënyrë të pashmangshme në negociatat e vazhdueshme për pranimin e Shqipërisë në BE. Një rrugë e trazuar e bërë më e komplikuar nga vendimet e fundit të Ramës, mbi të gjitha të ligjit vdekjeprurës të “anti-shpifjes” të miratuar dhjetorin e kaluar. Një sërë rregullash për të kontrolluar informacionet përmes një “Autoriteti të Mediave Audiovizive” të emëruar nga qeveria.

Brenda 72 orësh, në diskrecionin absolut të Agjencisë, çdo lajm i pretenduar si shpifje i botuar do t’u kushtojë gjoba shumë të larta gazetarëve dhe botuesve e tyre. Përveç kësaj, është e detyrueshme të paguash gjobën për të qenë në gjendje ta apelosh në gjykatë. Le të ngremë pra një dolli për shëndetin e lirisë së mendimit dhe të medias. /Marrë nga “Il Giornale”, përshtati LAPSI.al



12 Comments

  1. Shqiptaret e ka pake kete qe po u bene rama sepse vetem ne kete portal dhe me te njetin emer kame then e sterhene se RAMA KETE QELLIM KA AI ESHTE ME MISION TE PRISHET ME EUROPEN DHE PAK ME JAVASH DHE ME SHBA.Ketu do jemi ai do thot ne do hame bare dhe doren nuk ja shtrim kujt pervec rusis ky ka qene plani i kahershem i tij ATA QE E PERDHUNUAN MASAKRUAN E SHFRYTEZUAN NE FRANC ATA E CUAN ME MISJON Dhe tani shqiptaret dhe ta gezojn QE NGA LUBONJA FEZIU SHKRELI VELO META KOKEDHIMA MARKET LLESHET BEQEJT DHE ME E TUPSHMJA BUSHATLLINJET TA GEZONI I PASHI HAJRIN DO E SHIKONI TE PARET POLITIKANET,GAZETARET,GJYGJTARET,ANALISTET,GRAT QE AI I URREN KAQ SHUME DHE NE TELEVIZOR THOT TJETER GJE EDHE IMER ABAZI DO E SHIKOJE KETU DO JEMI .PO E SHIKON KOSUVA PASOJAT E KETIJ PO PAGUAJNE SHQIPTARET PASOJAT E KETIJ POR SKENI PARE GJE AKOMA ………………………………………………..”””’

  2. Jo o gazeta Il Giornale jo, pa pyete nje here shokun Taulant Balla c’thote?
    E meriton dhe Il Giornale te quhet medie-Kazan nga timonieri Rama…

    1. Mbase na ndihmon te gjtheve duke na treguar se ku genjen apo mashtron artikulli dhe perse quajme te blere apo te sponsorizuar cdo njeri qe na shkruan te verteten.

      1. shoku mos u bej naiv, te gjith artikujt qe shkruajn keta te huajt si kur ishte PD ne pushtet e si tani qe eshte PS jan te sponsorizuara nga Tirana. Keta po shkojne po hedhin lek dhe per senatore ne itali e jo me me nje gazetar. E perseris prap, su rruhet hic gazetareve italiane per Shqiperine e a hy ne BE apo jo

  3. Shkrime te tilla qe tentojne te nxijne sukseset e medha e te gjithanshme te qeverise Rilindasve sidomos ne rritjen e mireqenies shqiptareve. Ashtu si dikur kur perpiqeshin te erresonin sukseset e ndertimit te Socializmit fitimtar.
    I bejne media nen influencen e Rusise, patjeter se BE mezi po pret te pranojme te anetaresohemi atje…

  4. Il Giornale eeshte gazete pro ruse ..shif cfare thote …1000 police per te ruajtur teatrin LOL aty nuk qene as 20 police

  5. Hidhini nje sy idiotesive te Ethem bythqir Lalajt ne ores 15:32 e do qeshni shume –
    “Gazeta italiane eshte pro ruse” dhe pastaj perkthen “1000 police per te ruajtur Teatrin kur aty nuk ishin as 20 police”
    Lexoje prap shkrimin lexoje or idiot! Ne ora 04:35 Bulldozeret e Bashkise te mbrojtur nga 1000 police rrafshuan Teatrin!
    Duket pra qarte se si i lexojne shkrimet me syte nga bytha e Rames keta rroskope dhe shkruajne te tilla marrezi!
    20 police do vetem Linda Rama kur del nga Surreli

  6. Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!
    Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.
    Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Ky eshte kryeministri fantazme lulzime basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *