• |
ide | kryesore

Ra nga 7 metra lartësi, humb jetën emigrani shqiptar në Itali

Lajme, Të fundit



Një emigrant shqiptar 56 vjeçar ka humbur jetën gjatë një aksidenti në punë në qytetin Prato në Itali. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një ofiçinë mekanike në pronësi të një kompanie kineze.

Shqiptari po kryente punime ndërtimi në çatinë e ofiçinës kur është rrëzuar nga një lartësi rreth 7 metra.

Ai ka humbur jetën në vendgjarje pasi ka marrë një goditje të fortë në kokë gjatë rrëzimit. Autoritetet policore italiane kanë hapur një proces hetimor për të zbardhur motivet e këtij aksidenti.

Kanë përdorur imazhet filmike me dron për të mbikqyrur të gjitha rrethanat e ngjarjes e kushtet e sigurisë në punë.

56-vjeçari shqiptar jetonte në qytetin e Firences e sipas mediave italiane familja e tij jeton në Shqipëri. Ai ishte profesionist i lirë në sektorin e ndërtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *