• |
ide | kryesore

Haga padi kundër Hashim Thaçit tre ditë para takimit të Uashingtonit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli janë dy të akuzuarit e parë që do të paraqiten në Gjykatën Speciale në Hagë.

Në njoftimin për media, theksohet se më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura.

Në aktakuzë pretendohet se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme”. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë. Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në kumtesë.

Prokurori i Specializuar e gjykon të domosdoshme nxjerrjen e këtij njoftimi publik për akuzat, për shkak të, siç thuhet në kumtesë, përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për pengimin dhe sabotimin e punës së DHSK-së.

“Besohet se z.Thaçi dhe z.Veseli kanë ndërmarrë në fshehtësi një fushatë për shfuqizimin e ligjit që krijoi Gjykatën dhe ndryshe kanë penguar punën e Gjykatës në orvatje për t’i bishtnuar drejtësisë, Nëpërmjet këtyre veprimeve, z.Thaçi dhe z.Veseli kanë vënë interesat e tyre vetjake mbi viktimat e krimeve të tyre, sundimin e ligjit dhe popullin e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidenti Hashim Thaçi, bashkë me Veselin dhe Haradinajn tentuan ta shfuqizojnë Specialen edhe në fund të vitit 2017 nëpërmjet Kuvendit të Kosovës. Nisma e orëve të mesnatës ishte kundërshtuar nga LDK-ja dhe VV-ja, atëkohë në opozitë. Pas presionit ndërkombëtar dhe kërcënimit se do të izolohen, veçmas nga SHBA-të, tre ish udhëheqësit e shtetit ishin zmbrapsur nga cytja e deputetëve për ta shfuqizuar Specialen. Më vonë Haradinaj pati thënë se, Specialen deshën ta shfuqizojnë për shkak të frikës se edhe ata do të jenë subjekt i saj. Dy prej protagonistëve- Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli tashmë janë intervistuar si të dyshuar.

Koha.net



8 Comments

  1. ALBIN KURTI KRYEMINISTER,DITMIR BUSHATI OSE FATOS LUBONJA PRESIDENT I KOSOVES thotë:

    LE TE RREZOJN ALBIN KURTIN TANI ZAGARET E ALEX VUCICIT DHE EDI RAMES

  2. 3-4 padi te Hages per disa individe nuk njollosin luften e UCK-se, por ky pusht mendonte se mund t’i largohej akuzave duke kapur pushtetin pafundesisht!

    1. Luften e UÇK the? Ore prit kur te vij edhe ty akuza me poste te dera ndonje dite ….qe ke qen te “shtepia e verdhe”
      Akoma se ke kuptu pse-ne e akuzave te Martyt apo se per çfare duhet ajo “gjykata speciale” ?!
      Ato jane nje lak ne fytin e cdo shqiptari….ne jete te jeteve….e shtrengojne kur te duan ose e lirojne kur te duan

  3. JA KJO ESHTE E VROPA KURVE E MOTIT . PSE PIKERISHT SOT ? EVROPA KESHT KA BERE KA HERA ME NE DHE PO KETE DO BEJE . SHQIPTAR NE DUHET TI KEMI SYTE VETEM NGA AMERIKA , AJO ESHTE MIKJE JONE E VETME DHE E VERTETE.

    1. Si mer nga Amerika …po mos te kishte prere krahet me kete akt-akuze Evropa ti do kishe shku ne Washington me date 27 ….dhe aty do te ishte pre koka….boterisht
      Syte nga njeri-tjetri….JEMI VETËM!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *