• |
ide | kryesore

Ku jeni? Postimi sarkastik i Douglas Costa tërbon tifozët e Interit e Lazios

-Instant, Sport



Serie A sapo ka rifilluar, por gati mbaroi. Ndalimi i Inter (-8) e humbja e Lazios (-4) në javën e 27 kanë bërë që Juventus të shkëputet, duke i dorëzuar kështu një copë titulli bardhezinjtë. Hapa fals që Douglas Costa ka dashur ti festojë në profilet e tij sociale me një pickim për ndjekësit: braziliani ka postuar në fakt një foto në Instagram që e tregon me fanellën e Juves ndërsa imiton gjestin e atij që sheh larg në horizont.

Një imazh që ka ekzaltuar tifozët bardhezinj në rrjetet sociale: “Po kërkon Inter që fiton me Sassuolon në shtëpi?”. Natyrish tek zikaltrit dhe tifozët lacialë ka patur efekt tjetër dhe tani, nëse ka ndonjë të urryer prej tyre tek Juventus, është pikërisht braziliani.

View this post on Instagram

?

A post shared by DC11 (@douglascosta) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *