• |
ide | kryesore

Veteranët e luftës së UÇK-së: Akuzat ndaj Thaçit e Veselit janë politike

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Organizata për Veteranët e Luftës së UÇK-së vlerëson se propozim-aktakuza nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për presidentin, Hashim Thaçi dhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli është krejtësisht politike. Madje ata po kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës të ndryshohet ligji për Gjykatën Speciale dhe të futen edhe krimet e kryera në Kosovë nga pala serbe.


Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati tha se Gjykata Speciale është formuar nga raporti i senatorit zviceran Dick Martit mbi të ashtuquajturat ‘trafikime me organe njerëzore në ‘Shtëpinë e verdhë’’ dhe se këto akuza nuk qëndrojnë dhe janë të pavërteta.


Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj tha se nga mbledhja e këshillit drejtues kanë dalë me disa vendime siç është se ngritja e aktakuzës së pa konfirmuar dhe momenti kur është bërë publike kjo aktakuza, tregon se Gjykata Speciale është e ndikuar politikisht dhe në mënyrë të kundërligjshme po tentohet të pengohet procesi i dialogut Kosovë-Serbi. Haradinaj ndër të tjerash nuk i ka përjashtuar as protestat./KosovaPress/

1 Comment

  1. Ky proces do të jetë një provë e fortë për Lulzim Bashën dhe rrethin e tij, nëse do ta zbatojnë statusin e Partisë Demokratike, i ndryshuar në prill të 2018. Statusi i ndryshuar i PD vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e kandidimit të Sali Berishës për deputet në zgjedhjet e 2021, për shkak të të shkuarës së tij komuniste.

    Dokumenti themeltar që rregullon veprimtarinë e PD-së, në pikën katër të nenit 62, ndalon që të kandidojnë për deputetë të PD personat me të shkuar komuniste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu