• |
ide | kryesore

Gjykata jep sot vendimin final për Saimir Tahirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të njihet ditën e sotme me vendimin final të Gjykatës së Apelit. Vendimi ndaj ish-ministrit Tahiri do të jepej dy ditë më parë, por tre gjyqtarët Neritan Kosova, Albana Boksi dhe Dhimitër Lara vendosën ta shtyjnë.

Vetë Tahiri nuk e komentoi vendimin e gjyqtarëve, por hyri i buzëqeshur në gjykatë, teksa shoqërohej nga avokati i tij, Maks Haxhia. Ndërkohë, seanca e sotme do të zhvillohet në orën 13:00.

Ish-ministri Saimir Tahiri u vu nën akuzë pas arrestimit të grupit “Habilaj” për trafik ndërkombëtar droge. Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 8 vite. Por, gjykata e dënoi Tahirin me 3 vite burg me shërbim prove.



5 Comments

  1. Denimi – 15 xhiro pandalim rretheqark Parkut Rinia, me pengesa qe do t’i caktoje LaliEri
    hahahahahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *