• |
ide | kryesore

Bagazhi makinës plot me kanabis, dy të arrestuar në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona, 45 dhe 49 vjeç, kanë rënë në pranga, pasi gjatë kontrollit të policisë në automjetin me të cilin ata udhëtonin u gjetën 8 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kallm i Madh, Fier, në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

G.D., 49 vjeç, banues në Roskovec, dhe E.V., 45 vjeç, banues në Kuçovë po lëviznin me një mjet tip “Ford”, ndërsa në bagazhin e automjetit kishin fshehur lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijojnë goditjet ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, i koduar “Bridge”.

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier.

Sekuestrohen 8 kg cannabis sativa.

Vihen në pranga 2 shtetas.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Fierit zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Bridge”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

G.D., 49 vjeç, banues në Roskovec.

E.V., 45 vjeç, banues në Kuçovë.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, në fshatin Kallm i Madh, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin G. D. dhe pasagjer shtetasin E. V., në bagazhin e automjetit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 8 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda narkotike, automjeti dhe pesë aparate celularë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim dhe “Nxitja për përdorimin e drogës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *