• |
ide | kryesore

Pandemia e Covid, humbasin jetën 2 persona gjatë 24 orëve të fundit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy humbje jete në Spitalin Infektiv në 24 oret e fundit. Sipas ministrise betejen me Covid-19 e kane humbur një 59 vjecare nga Lushnja dhe një 77 vjecar nga Vlora.

“Dy qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit.

Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni, që trajtohej prej 10 ditësh në terapi intensive nuk kanë mundur të mbijetojnë pavarësisht mjekimit intensiv dhe pëpjekjeve maksimale të stafit mjekësor.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve”, tha Genta Qirjako nga Instituti i Shëndetit Publik.



1 Comment

  1. Keta te spitalit jane bere te neveritshem! Gjithe gjynahqaret jane te semure me ndonje semundje tjeter..Duan te shfaqesohen me sherbimin e dobet qe japin! Jo po sherbim intensiv jo po perpjekje maksimale.. Ata qe jane 54 vite me pamjaftueshmeri veshkash , ja keni futur kot.. Ai 77 vjecari me tension te larte eshte normal..kush eshte ai qe 77 vjecar nuk ka pak tension te larte? Apome pak diabet.. Thoni qe ja keni varur fare, thoni qe spitali eshte bere qender semundjesh thoni qe niveli spitalor eshte jashtezakonisht i ulet.. “mantelbardhet” , “heronjte” Shtyu tutje, te paafte produkt i shoqerise abuzuese shqipetare..Ua ben mire gjermani qe ju perdor per sanitare kur shkoni ne klinikat e tyre…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *