• |
ide | kryesore

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, pendohet Eduart Lamaj, zbardhen fjalët e tij në gjykatë

Lajme, Të fundit



Gjykata e Kurbinit ka zhvilluar dje seancën gjyqësore ndaj Eduart Lamajt, të akuzuar për vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji. Ndaj tij është caktuar masa e “arrestit në burg”. Seanca për caktimin e masës së sigurisë është zhvilluar në ambientet e Spitalit të Traumës, ku Eduart Lamaj para gjykatësit të çështjes është shprehur se ndihet i penduar për këtë krim të rëndë.

Por, sipas rrëfimit të tij në gjykatë, ai nuk kishte për qëllim të vriste asnjë person, por vetëm t’i dëmtonte lokalin Ilir Allamanit, personazh me të cilin ka pasur konflikte për shkak të borxheve. Pavarësisht pretendimeve të tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e “arrestit në burg” për Eduart Lamajn.

Momentalisht për këtë ngjarje vijojnë të jenë në kërkim 33-vjeçari Ilir Xhepaj (Likaj), 31- vjeçari Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola.

Ky i fundit djali i një efektivi policie në qytetin e Laçit. 30-vjeçari ishte plagosur mbrëmjen kur ndodhi ngjarja, ndërsa ditët e fundit kishte nisur të infektohej.

Ndërkohë, para oficerëve Lamaj është shprehur se nuk ka pasur qëllim që të vriste as Paulin Gjergjin dhe as Bujar Likën, por gjithçka e kishte me pronarin e hotelit, Ilirjan Allamanin. Me këtë të fundit Lamaj tregoi se ka pasur konflikte në Itali për drogë.

Pronari i hotelit ku ndodhi ngjarja, sipas Lamajt, i kishte një sasi lekësh borxh dhe nuk ia jepte këtij të fundit.

“Unë konfliktin nuk e kam pasur as me Paulinin, as me Likën, kam pasur konflikt të mbartur për borxhe me Ilirin, pronarin e lokalit. E kemi pasur në Itali konfliktin për punë borxhesh për drogën. Kemi punuar të dy në Itali me Ilirjan Allamanin, i dënuar në Itali, pronari i lokalit ku ndodhi vrasja. Ia kam kërkuar disa herë lekët, por nuk m’i ka dhënë, jemi sharë e më ka ofenduar. Sapo kemi hyrë në lokal, jam qëlluar nga një person që nuk e njihja, dhe në momentin që jam qëlluar jam rrëzuar, kam filluar dhe unë të qëlloj për vetëmbrojtje”, është shprehur Lamaj.

Edhe pse Lamaj vijon të insistojë se dy viktimat nuk i njeh, burimet thonë se kjo dëshmi nuk i ka bindur efektivët e Policisë dhe të Prokurorisë. Kjo pasi nga këqyrja e kamerave të sigurisë, bashkëpunëtorët e Lamajt kanë mbajtur të neutralizuar në makinë fëmijët e Paulin Gjergjit./panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *