• |
ide | kryesore

Video/ Milano në festë: Inter përmbys Parmën, Milan leksion Romës

-Instant, F1, Sport, Video



Inter bën të cmendurin, si zakonisht, duke përmbysur Parmën në 6 minutat e fundit në ndeshjen e fundit të Serie A, duke blinduar kualifikimin në Champions League, me +13 nga Roma e vendit të pestë. Në Tardini janë më mirë vendasit në fillim, që morën avantazhin me golin e Gervinho në të 15′. Zikaltrit, të ngadaltë e makinozë për pjesë të mëdha lojë, përmbysën gjithcka në finale falë dy golave me kokë: në fillim De Vrij (84′) e pastaj Bastoni (87′), kur Parma ishte me 10 për kartonin e kuq të Kucka.



Milano është e gjitha në festë, sepse edhe Milan ka arritur të mposhtë Romën 2-0, duke mbërritur tashmë 3 pikë larg Europa League, ose më saktë vendit të gjashtë të mbajtur nga Napoli. Rebic në minutën e 76 hapi serinë e golave, ndërsa Calhanoglu, në mungesë të Ibrahimovic, shënoi me penallti golin e 2-0 në fund të ndeshjes.


Napoli nuk dëshiron të humbë Europën, e pas fitores me Spal 3-1i afrohet Romës (bashkë me Milan do të jenë këto tre skuadra që do ta diskutojnë). Nuk ka dyshime katërshja e Champions, pasi Atalanta vazhdon të fitojë, këtë herë duke dalë triumfuese 2-3 në transfertën e Udines me bardhezinjtë.

ITALY – SERIE A
Milan 2 – 0 Roma
Napoli 3 – 1 SPAL
Sampdoria 1 – 2 Bologna
Udinese 2 – 3 Atalanta
Sassuolo 3 – 3 Verona
Parma 1 – 2 Inter



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *