• |
ide | kryesore

Hakimi vishet zikaltër: të martën vizitat mjekësopre e firma me Inter

-Instant, Sport



“E hëna do të jetë një ditë e rëndësishme”. Njoftimi ka mbërritur nga administratori i deleguar i Inter Beppe Marotta para sfidës në Tardini kundër Parmës, që i dhuroi zikaltërve tre pikë të pashpresuara, për mënyrën si erdhi ndeshja e shumë të rëndësishme për të mbajtur Atalantën 4 pikë larg. È në fakt është gjithcka gati për mbërritjen në dispozicion të Antonio Conte të Achraf Hakimi, që të martën mund të jetë në Milano për vizitat mjekësore e për firmën në kontratën 5 vjecare me 5 milionë në sezon. Të hënën, është edhe dita për të përcaktuar me Real Madrid detajet e fundit për pagesën e marokenit që luante i huazuar prej dy vjetësh tek Borussia Dortmund – 40 milionë plus 5 bonus – e për për të mbyllur operacionin.

Një tratativë që do ti dhurojë Contes lojtarin më të shpejtë në Bundesliga e një asistmen të jashtëzakonshëm (10 në sezon) me vesin e golit (9). Nga ajo natë e hidhur nëntori në Champions e ai dygolësh fatal për zikaltrit, tekniku Conte nuk e hoqi më Hakimi nga mendja. E tani është një lojtar i Inter, pasi refuzoi ofertën e Manchester City e të Bayern Mynih. Jo vetëm Hakimi, sepse priten të reja të rëndësishme edhe në frontin e Sandro Tonali, me zikaltrit që duket se kanë mundur Juventus në garën për talentin e Brescia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *