• |
ide | kryesore

Takimi në Prishtinë, Rama i drejton grushtin Thaçit, presidenti i Kosovës nuk pyet për Covid (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama vijon takimet e tij në Prishtinë në kuadër të turit të takimeve me aktorët kryesorë të poltikës pas akt-akuzave nga Gjykata Speciale për Hashim Thacin e Kadri Veselin. Mbrëmjen e sotme Rama është takuar me Presidentin Hashim Thaci. Ky i fundit, në videon e publikuar nga Rama, dukej shumë i emocionuar teksa priti kryeministrin e Shqipërisë. Madje Thaci ka anashkaluar edhe përshëndetjen me grusht si formë e re për të shmangur transmetimin e Covid. Ai i zgjati dorën Ramës edhe pse ky i fundit bëri rezistencë duke mos e hapur grushtin. Po kështu Thaci njësoj si Rama nuk mbante maskë. Pritet që më vonë ai të japë edhe një deklaratë për mediat. Ky do të jetë reagimi i parë i Thacit pas akt-akuzës së ngritur nga Gjykata Speciale për krime lufte.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *