• |
ide | kryesore

“Der Standard” godet sërish Thaçin: Kishte marrëveshje me Grenell për të shpërbërë “Specialen”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi doli për herë të parë në publik pas aktakuzës kundër tij. Ai dukej i mërzitur që takimi me Trump dështoi.

Nga Adelheid Wölfl


Presidenti kosovar Hashim Thaçi, i cili u padit javën e kaluar nga prokurori për krime lufte gjatë dhe pas luftës së Kosovës, fillimisht foli para publikut mbrëmjen e së hënës në një fjalim televiziv. Kreu i shtetit njoftoi se ai do të jepte dorëheqjen nëse gjykatësi përgjegjës do të konfirmojë akuzën. Gjykata e kishte akuzuar kreun e shtetit që më 24 prill, por e bëri publike akuzën vetëm javën e kaluar, me arsye, ndër të tjera, se Thaçi kishte provuar vazhdimisht të dëmtonte punën e gjykatës.

Gjykatësi kompetent ka 6 muaj nga 24 prilli për të shqyrtuar aktakuzën – kjo do të thotë se një vendim është në pritje brenda 4 muajsh. Nëse Thaçi do të jepte dorëheqjen si President, kryetarja e Parlamentit Vjosa Osmani, tejet popullore dhe e njohur ndërkombëtarisht do të merrte përkohësisht detyrat e tij. Fjalimi i Thaçit të hënën u karakterizua nga vetë-keqardhja dhe nacionalizmi. Nuk iu drejtohej vetëm kosovarëve – dhe duke harruar pakicat – mbi të gjitha shkonte për shqiptarët në vendet fqinje.

Zemër e thyer, mendje e qartë

“Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer”, – tha Thaçi në mënyrë patetike, duke aluduar për akuzat. “Mendja ime është ngarkuar, por nuk është turbulluar”. Më pas foli për “gjakun e miqve nën armë” dhe u përpoq të fshihej pas ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) përgjatë gjithë fjalimit, megjithëse nuk është kjo organizatë që akuzohet, por ai vetë si individ.

Komisioneri Transatlantik për Qeverinë Federale Gjermane dhe Anëtar i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, komentoi: “është e rëndësishme për mua të theksoj se nuk është UÇK që është në bankën e të akuzuarve, por individët që ishin në pozicione drejtuese në UÇK në atë kohë. Pajtimi fillon me ballafaqimin me të kaluarën e luftës. Kjo mund të funksionojë vetëm nëse krimet e luftës – nga kushdo që janë kryer – thirren dhe trajtohen sipas ligjit”.

“Gjykata speciale dhe prokuroria publike luajtën një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe duhet të mbështeten fuqimisht nga të gjitha forcat shoqërore dhe politike në Kosovë dhe partnerët evropianë”, – tha Beyer në gazetën “Der Standard”.

Të tjerët janë pak të informuar

Në fjalën e tij, Thaçi theksoi se megjithëse ai mund të ketë bërë më vonë gabime politike në paqe, por “kurrë krime lufte”. “Kushdo që thotë sot se unë me sa duket jam bërë pengesë, madje edhe sabotator për këtë gjykatë, është i keqinformuar në rastin më të mirë dhe tendencioz në rastin më të keq”, u përpoq ai të kundërshtojë deklaratat e bëra nga prokurorët, të cilët akuzuan Thaçin për ndërhyrje.

Ai kritikoi se në rastin e Serbisë, do të merrej një masë tjetër kur bëhet fjalë për krimet e luftës. Një gjë është e sigurt, se nuk ka asnjë provë të vetme kundër tij, tha ish komandanti i UÇK-së. “Ligji i vetëm për të cilin unë kam shkelur është ai i Milošević” (duke iu referuar ish-Presidentit serb Slobodan Milošević). Thaçi pranoi se, “Unë nuk rashë nga qielli dhe nuk jam shenjtor”.

Marrëveshje e ndyrë

Por menjëherë pas kësaj ai u bë përsëri patetik: “Politika nuk ishte kurrë një burim jete për mua, por një mision i shenjtë për t’i shërbyer këtij vendi dhe juve, të dashur qytetarë”. Në fund, ai kritikoi me forcë faktin se pikërisht atëherë kur ishte duke shkuar për në Uashington, akuzat kundër tij u bënë publike.
Thaçi duhej të takohej me homologun e tij serb Aleksandar Vuçiç dy ditë më vonë në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar një marrëveshje të quajtur “marrëveshje të ndyrë” brenda BE. Sipas raportimeve, thuhej se Thaçit iu ofrua heqja e gjykatës speciale në këmbim të lëshimeve për Serbinë. I dërguari i Trump Richard Grenell lidhi marrëveshjen – e cila tani ka dështuar.

Rastësi apo intrigë

Thaçi tha të hënën në mbrëmje se, “nuk e dinte nëse ishte një rastësi apo intrigë që një njoftim padie i pakonfirmuar u lëshua në mes të rrugës për në Shtëpinë e Bardhë.” Thaçi tashmë kishte qenë rrugës dhe më pas u kthye në Prishtinë pas akuzave ndaj tij. “Zbulimi publik i një aktakuze përpara se të miratohet nga gjykata është një skandal i madh” – tha ai.

Asnjë krim i pretenduar apo edhe i kryer nga dikush nuk e justifikon “linçimin publik”, vazhdoi ai dukshëm me zemërim. “Asnjë synim apo vullnet i mirë për drejtësi nuk mund të justifikojë krijimin e një bombe mediatike për të ngarkuar kreun e shtetit të Kosovës në momentin kur dialogu me Serbinë mund të hynte në një fazë të re falë angazhimit të drejtpërdrejtë të Shtëpisë së Bardhë” , tha Thaçi.

Takimi u hodh në erë

Prokuroria “hodhi në erë një takim shumë të rëndësishëm në Shtëpinë e Bardhë”, duke penguar rëndë mundësinë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Qarqet e BE, nga ana tjetër u lehtësuan që takimi i Shtëpisë së Bardhë nuk u zhvillua. Sepse Thaçi ishte shantazhuar vitet e fundit për shkak të historisë së tij të luftës dhe ai është përpjekur disa herë të anashkalojë punën e gjykatës speciale dhe hetimet kundër tij. Mesa duket Gjykata Speciale bëri tani publike akuzat kundër Thaçit me qëllim që të parandalojnte shfuqizimin e saj me ndihmën e Grenell.

Peter Beyer tha: “Çdo përpjekje që tani mund të bëhet në Parlamentin e Republikës së Kosovës për të hequr bazën ligjore për gjykatën speciale duhet të shihet me qartësi absolute. E njëjta vlen edhe për heqjen dorë të imunitetit nga Parlamenti. Çdo gjë tjetër do të ishte një goditje vdekjeprurëse për besueshmërinë e elitave politike kosovare në rrugën për në Evropë. E vërteta dhe vërtetësia është ajo që qytetarët e Kosovës me të drejtë presin tani”.

Zoti e bekoftë kombin shqiptar

Thaçi e përfundoi fjalimin e tij në versionin e botuar në anglisht me fjalët: “Zoti e bekoftë Kosovën!” Sidoqoftë, në versionin shqip thuhej: “Zoti e bekoftë Kosovën dhe kombin shqiptar!”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili njihet për nacionalizmin e tij të madh shqiptar erdhi në Prishtinë dhe u takua me Thaçin. ©Marrë nga DerStandard përktheu LAPSI.al

7 Comments

  1. Gjithe media gjermanike ne sulm vs Thaci &co. Hajde aleate hajde. Amerikanet u rrezuan qeverine e Kurtit dhe gjermanet u prishin takimin! Problemi nuk eshte Thaci a Veseli, jo. Por percarja dhe lufta e eger Washington vs Berlin. Kosova eshte sebepi. Te shohim ku do dale tymi…

  2. Qe Taci po pergatitej ti jepte veriu e Kosoves Serbise, kjo eshte thuajse e sigurte. Nese i kane gjetur edhe prova si Kriminel..duket te pergjigjet. Nje gje mbetet te themi..Kosova dhe Shqiperia do jene me mire pa te!

  3. ANDI JU LUTEM NESER NE TIRANE DIL DHE PESHTYJE NE SURRAT DULLA K-OTIN PER FAMILJEN TIME ,BILES PO TE JETE EDHE FATOS LUBONJA DHE ARMAND SHKULLAKU DO TE ISHTE EDHE MIRE

  4. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

  5. Fatkeqesia e kombit shqiptar ka qene deshira per mite! Zakonisht popujt e vegjel qe mezi mbijetojne ne realitetin historik kane nevoje per mitet. Duke sajuar “heronj” virtual ne i bejme keq vetes. Sepse njerezit qe i “heroizojme” kthehen ne perbindsha. Kam degjuar fjalime pateteke per njerez qe legjendohen deri ne absurd, per organizata qe i jepen epitete biblike, per luftra te bera a thua se kane bere luften e trete boterore. Shqiptar qendroni me kembe ne toke e jeni realist per mundesite tuaja. Nuk jeni kerthiza e botes, jeni nje pjese e saj e vogel me te mirat e te keqiat.

  6. Pa dashur të zgjatem , po kujtoj që edhe Enver Hoxhën propoganduesit komunistë e deklarojnë si heroin e Shqipërisë, pasi ishte në Luftën e dytë botërore, “aleat” i SHBA e Britanisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu