• |
ide | kryesore

Video/ Inter luan tenis me Brescian: 6-0 për të kërcënuar Juve e Lazio

-Instant, F1, Sport, Video



Në javën e 29 të Serie A, Inter mposht Brescia 6-0 e replikon me Juventus e Lazio me një provë force. Në San Siro, zikaltërve i mjaftoi vetëm një gol për të blinduar rezultatin e të mbeten në rrugën e kryesuesve. Pas 4′ minutash Young zhbllokoi ndeshjen me një të djathtë fluturimthi, pastaj Sanchez dyfishoi me penallti në të 20′ e D’Ambrosio firmosi trisin me kokë në të 45′. Në pjesën e dytë Gagliardini shënoi pokerin në të 52′ e Eriksen (82′) bashkë me Candreva (88′) mbyllën llogarinë.



Gjashtë gola e tre pikë. Inter arkivoi Brescia me një përfaqësim super. Super si në planin tekniko-taktik, ashtu edhe fizik. Përtej rendimentit të disa individëve (Sanchez e Moses mbi të gjithë), kundër Dallëndysheve ajo që impresionoi më shumë ishte intensiteti e loja e zikaltërve. Një mix perfekt force e kualiteti që nuk i ka lënë asnjë shans Brescia, tashmë prej kohësh e impenjuar me një klasifikim të dëshpëruar. Një goleadë që e bën të shpresojë Conte për të ardhmen e që i jep një mesazh të fortë e të qartë Juventus e Lazios. Ky Inter përmirësohet e nuk heq dorë.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *