Edhe pse OBSH paralajmëroi se jemi ende shumë larg fundit të pandemisë, Republika Çeke duket se e ka ndarë mendjen t’i japë lamtumirën koronavirusit. Çekët kanë mbajtur një festë gjigante lamtumire, edhe pse rastet vijojnë të shtohen dita-ditës. Në fakt, edhe pse ka një popullësi prej 10 milionë banorësh, Çekia ka rreth 12,000 infeksione dhe rreth 350 viktima. Megjithatë, raste aktive janë ende 3,860.
“Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit, duke i lënë njerëzit të takohen, të tregojnë se nuk janë të frikësuar të takohen dhe nuk janë të frikësuar të marrin një copë sanduiç nga fqinji”, -është shprehur një nga organizatorët e festës.Vendet në festë ishin rezervuar të gjitha në një kohë rekord.
Çekia ishte shumë e shpejtë në izolimin e vendit në fillim të pandemisë dhe vetëm javën e kaluar i ka lehtësuar masat.