• |
ide | kryesore

Shqipëria i refuzon kërkesën për azil mbështetësit të Gylen, turku rrezikon ekstradimin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Autoritetet shqiptare i refuzojnë kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes së klerikut turk Gylen, Selami Simsek.

Lajmi u konfirmua nga News 24.


Në mars, shtetasi turk, Selami Simsek i cili u dënua me 1 vit burg nga gjykata e Tiranës për falsifikim të vizave, fitoi lirinë në Apel. Në momenti që gjykata vendosi të shuajë masën e sigurisë për shkak se ai e kishte përfunduar dënimin e dhënë nga drejtësia për akuzën e falsifikimit të dokumentave dhe për sa kohë që tentoi të largohej përmes Shqipërisë në drejtim të Kanadasë, me vizë false, Simsek pati një ecejake të gjatë dhe në mungesë të transparencës nga autoritetet shqiptare.

Simsek u transferua në qendrën e Kareçit në Vorë në pritje të përgjigjes për azil por me sa duket tashmë është drejt ekstradimit.
Vijon…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu