• |
ide | kryesore

Bardhi: Dera e PD e hapur për Jozefina Topallin, Kuvendi të miratojë draftin për reformën zgjedhore

Arkiva, Lajme, Të fundit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka qenë në Shkodër ditën e sotme (4 korrik), teksa po zhvillohet procesi me strukturat për propozimet për kandidatët për deputetë.

Bardhi u shpreh se secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal.


Gazment Bardhi: ”Pas zhvillimit të mbledhjes së kryesisë javën e shkuar, sot kemi nisur mbledhjet në çdo grup seksion të degës së Shkodrës për të marrë propozimet e anëtarëve mbi kandidatët për deputetë dhe kryetar bashkie. Kjo është faza e parë e një procesi të ri të përzgjedhjes së kandidatëve që ka filluar Partia Demokratike. Më pas do ketë edhe një fazë tjetër ku anëtarësia do të ketë rol domethënës në proces, që është faza e konsultimit të kandidatëve të seleksionuar. Secili anëtar do ketë mundësi që me parimin një anëtar një votë, të zgjedhë përfaqësuesit e vet politikë në nivelin qendor dhe lokal.”

Ai bëri thirrje për çdo demokrat i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë.

Gazment Bardhi: ”Nëse çdo individ me kontribut në Partinë Demokratike ka objektiv të vetin të kthejë demokratët në pushtet, apo t’i kthejë demokratëve besimin që ka marrë prej tyre ndër vite, sigurisht që e ka më shumë sesa detyrim. Një përfaqësues politik në të shkuarën i PD-së, ka qenë në ato pozicione për shkak të mbështetjes që ka marrë nga demokratët e zakonshëm. Fakti që një individ humbet një pozicion të caktuar përfaqësimi, nuk nënkupton dhe nuk duhet të nënkuptojë në asnjë rast braktisjen e demokratëve. Apeli im dhe thirrja ime është që kushdo ka marrë mbështetje nga demokratët, është momenti t’i kthejë mbështetje demokratëve për Shqipërinë mbi të gjitha por edhe për Partinë Demokratike.”

Bardhi tha se dera e Partisë Demokratike është e hapur për Jozefina Topallin, duke thënë se ajo ka qenë një zë me kontribut në parti.

Gazment Bardhi: ”Padiskutim. Zonja Topalli është anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së. Ka qenë për 8 vite kryetare e parlamentit. Është një zë që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në Partinë Demokratike, por ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme nga demokratët dhe PD.”

Bardhi përsëriti edhe një herë thirrjen e tij ndaj Kuvendit që të miratojë draftin për reformën zgjedhore.

Gazment Bardhi: ”Dakordësia e 5 qershorit është në Kuvend. Unë gjej rastin të ripërsëris thir që Kuvendi i Shqipërisë të mos vonojë asnjë sekondë më tej finalizimin, miratimin e ndryshimeve të propozuara me konsensus mes forcave politike. Nuk është momenti për të bërë lojëra politike, nuk është momenti për provokime ndaj opozitës, është momenti të ngrihjet Kuvendi në lartësinë e detyrës dhe t’i japë një shtysë inegrimit.”

24 Comments

  1. Nga artikulli – “Ai bëri thirrje për çdo demokrat i cili ka dhënë kontribut, që të rikthehet në parti pasi është momenti për t’i kthyer mbështetjen demokratëve, mbi të gjitha për Shqipërinë.”

    Tani u kujtuat juve te PD per t’i therritur figurat e vjetra te PD?? Po sikur t’i kerkoni nje falje madhore ketyre njerzve ne fillim per te futuren qe i bete? Sikur te nxirrni fishek perjashta kete kryetarin e tanishem te PD njehere, pastaj te tjerat me rradhe. Po juve si parti opozitare keni marre fund, nuk keni me fytyre te eksistoni. Te fala “gjyshi” Sorrosit!

    1. Po pra, vetëm rilindja është parti për së mbari që mendon …. se çfarë ka mbetur pa vjedhë në këtë vend.

      Idiot, ose përfitues si parrazit nga rilindja je.

        1. Po ti duhet të jesh me tre klasë që nuk e kupton replikën.
          Thelbi i komentit tënd idiot është se PD ka marrë fund. Kaq. Kjo nënkupton që jemi mirë me rilindjen. O trashaman parazit rilindas.

          1. Ja po e leme ashtu si thua ti qe jam me tre klase. Gabimi yt logjik eshte – qe te shash PD (qe e meriton) nuk do të thote qe une po ngre “rilindjen” (ri-vdekjen)! E kupton tani? Mos u bej militant fanatik dhe mos fol më budallalleqe se dukesh si i marrë!

            Tani, zgjidhe ti, me cfare fjale te ndyre te te drejtohem? … Po sinqerisht me vjen keq per ty.

          2. THELBI I MUHABETIT O MILITANT PA EMER ESHTE SE TE GJITHA PARTITE JANE KURVA .

        2. “Gabimi yt logjik eshte – qe te shash PD (qe e meriton) nuk do të thote qe une po ngre “rilindjen” (ri-vdekjen)!”- kështu më replikon.

          Sa parti të mëdha ka në Shqipëri? Mos nja 5 a 6, dihet se po shave njërën je me tjetrën, sidomos, të shash një opozitë, që është lule para kriminelëve dhe dallkaukëve injorantë të rilindjes. Kudo opozitë i bëhet pushtetit, vetëm këtu i bëhet opozitë opozitës.
          Prandaj të thashë se je i trashë me tre klasë, se ti nuk kupton çfarë thua vetë, jo më të kuptosh të tjerët.

          1. Shiko i paemer, edhe njehere nuk eshte ashtu si thua, sepse une po shava PD nuk don te thote qe jam me partine tjeter. Ashtu e thua ti, kete a e kupton? Vrite mendjen cfare po thua!

            Ti thua qe – “[ Kudo opozitë i bëhet pushtetit, vetëm këtu i bëhet opozitë opozitës. ]” — Ketu e ke gabimin, pse mendon ti qe PD eshte opozite e vertete?! Se shan sa per sy e faqe Ramen me shoke, apo flet per “aferat korruptive te Rames”?? Po sikur tradhtari Basha te kete marreveshje te fshehta me Ramen, kete e ke menduar?? Ore keta te PD duhet te dalin rrugeve per dite derisa ta shporrin Ramen me shoke, pa pushim, ne shesh. Po, per popullin dhe vendin duhet ti sakrifikojne te gjitha, atje ne shesh, sepse thika ka arritur deri ne palce dhe jo te kapin cfare te kapin sa jane ne pushtet. E di ti qe Basha jeton ne nje shtepi pasaniku? Plasi syte! Kush foli kundra Sorrosit dhe tradhtareve e armiqve te tjere hapur?? Pervec Ilir Metes asnje tjeter, edhe Sala, boshti i PD, rri ne nje cep sikur e kane tredhur! Turp per Salen!! Te them te drejten nga ata te PD ai qe me mbush pak mendjen eshte Alfred Paloka, qe ja plasi me boje ne fytyre Rames… E kuptove tani qendrimin tim?

            Tani me ler te te pyes une ty – cfare mendon ti se duhet te ndodhe me PD dhe opoziten, cfare gjerash konkrete?

          2. O shoku Miri, nuk mund të bësh debat me “sikur”.

            Po atë Alfred Palokën a do të na e prezantosh?

            Pse nuk merresh me ndonjë punë tjetër se për komente politike nuk ia thënke fare, po fare, fare fare.

          3. O i paemër i 22:18, ver nje emer njehere pastaj fol, jo per gje por dukesh si frikacak. Sa per prezantimet ka kohe, here tjeter, ketu do jemi si une si ti.

  2. Ama fut prap galloshe te vjetra? Ore kjo kategori me gjithe respektin, kontributin e kane dhene me te miren e tyre ne rinine dhe kohen tjeter. Ne nje kohe sot hapesira i duhet lene brezave te rinj qe ti bejne punet sipas kohes. Galloshet 30 vjecare nuk bejne gje tjeter vecse mbajne peng te ardhmen. Te gjithe galloshet duhet te dalin ne prapavije te politikes ose te shkojne ne profesionet e tyre nese kane ndonje zanat. Ne te kundert le te qendrojne ne prapavije si keshilltar dhe pervoje qe kane nga e kaluara e tyre.

    NEW BLOOD , Kush rrin ne politike me shume se 8 vjet qendron vetem per te plackitur dhe mbajtur peng te ardhmen.
    Kaq e thjeshte eshte. PD duhet ndertohet nga e para me nxensit me ekselence te shkollave te ndryshme
    Dhe mos bejne asnje kompromis me krimin, garipat e gurorove, pyjeve, deteve, lumenjve, pallateve dhe rrugeve.

    PD from scratch , Shqiperia from scratch, e ? veshtire? e pamundur?, veshtire eshte , st’e len mafia? Shqiperia pa mafien sot pirdhet ne boten tjeter nuk han dot buke ose fryta fallco te exportit. Po fundja me mire ne boten tjeter se aty e meriton, perderisa rininen e mbajne peng, to hell everyone.

    Shqiperia eshte e maskarenjve, se dhe koha eshte e maskarenjve PD+PS+LSI

    BYE!

    1. Shko thuj mamit tënd të formojë një parti me ekselenta me part time o gjaku i ri.

      A nuk të mjafton gjaku i ri rilindas o idiot, që spastroi të gjithë të vjetrit e PS dhe e mbushi me perversë hajdutë e drogaxhinj?

      1. DO TI THOTE GOPIT SATOM O MILITANT IDIOT .
        ME SAKT SE KE SHRUJT O In Bloom NUK BOHET MO . KETA E DUAN TE BRETROJNE . EDHE KUR TU THINJET MJEKRA E MOS TU NGELET NJE QIME E ZEZE PRAPE DUAN TE JENE NE POLITIKE . KA BOLL NJEREZ TE MIRE , PO JU KASTILE I LINI JASHTE.

  3. Nje parti qe nuk ka rregulla te forta e fikse per karjeren ne parti e meritokracine e mbi te gjithas mbi afatet ne karjeren partiake vazhdimisht do kete perplasje te interesave te ndryeshme. Nuk mundesh qe ne nje moment ta heqesh tjetrin pa e pasur ne rregollore e pastaj kur je keq i ben thirrje hajde por aty ku dua e kur dua une. Nje parti e tille se ka jeten te gjate.

  4. jozefina ka dhene kontribut ne p.d. vetem per t e vjedhur dhe ju i luten iqe te rikthehet per ta shkatarruar me keq p.d. o njerez te shkolluar kthejeni koken tek te rinjte e shkolluar sidomos jashte shtetit ne vendet perendimore per te prure mentalitetin perendimor ne shqiperi mjaf me me Jozevina e patosa se me keq do te humbisni

  5. A e shikoni ju o te -PD-se si e mbajne keta morrat e kuq -Gramoz RRushkullin,- qe ne 1990 ,-ku me perpara ishte minister i brendshem i qeverise -ramiziste,ku vrau dhe denoi -shume e shume e shume njerez per -arratisje- apo me bute -kalim i pa ligjshem i kufirit-.Ja qe duhen dhe -galloshet e vjetra -o komentues qe ke shkruar me lart.

    1. PO KRYETAR KUVENDI U BO ME VOTAT E DEMOKRATEVE TANE O STALINE , APO HARROVE?
      ME GJITH RESPEKTIN PER TY , DUHET TE JESH I PAANSHEM . MILITANTIZMI E SHKATERROI KETE VEND . NUK VIHET NE PUSHTET ME FIGUARA TE PARA 30 VJETEVE , DUHEN NDRYSHIME TE THELLA .

  6. Boll me xhaketa te kthyera dhe te konsumuara si rrobat e Gabit. Jozefina ka qene abuzuese me pushtetin kur ishte ne detyre dhe isjhspiune e Sigurimit dhe habitem sesi mund te quhet ajo “kontribuese”. Theniet e saj se Saliu duhej ti fuste opozites se kohes plumb ballit dhe “Kapeni per Zhelesh” dp ngelen gjate ne kujtese

  7. Z Jozefine ka kontribute dhe kjo nuk duhet mohuar Nje ze kritik brenda PD akoma me mire Le te sjellin edhe te shkolluar Keto dy breza duhen te alternohen asnjera dhe as tjetra nuk duhet te perjashtohet e vjetra ka eksperiencen e reja sjell zhvillimin

    1. E saktë Zana! Duhen vlerësuar ish-figurat e PD pavarsisht të metave që kanë patur. Ne fakt PD duhet ristrukturuar me themel, duke filluar nga largimi i tradhtarit Basha bashkë me qylaxhinjte e tjerë.

  8. Dmth Lulja:
    Manipulon votat dhe zgjedh ne kryesi gjithe varikarsat pa shtylle kurizore.
    Heq nga kryesia gjithe ata qe mund ti benin konkurence.
    Shkateron gjithe strukturat e PD ne rrethe.
    Nuk ndryshon ligjin per listat e hapura ne zgjedhje.
    Nuk mban pergjegjesi per gjiiiithe deshtimet e aksioneve politike, zgjedhjeve te humbura etj etj

    …dhe tani kerkon te “hape” PD per figurat e vjetra!?

    Lylja nuk ka fituar nje pale zgjedhje vete. AS EDHE NJI. E gjithe cka arrit deri tani jane peshqeshe te doktorit. Pa doktorin ne PD, Lylja nuk mbijeton as edhe nje jave.

  9. Po ktheni edhe Ramen ne PD si dikur ne 91shin dhe kerkoni pushtetin. Po perse more debila me Jozin qe ju peshtyu per 7 vite me radhe dhe u llapos me Ramen sikur te ishte Elisa, keshtu doni te vini ne pushtet???

  10. Nuk di cfare te them
    me keto qe po lexoj
    i lexoj prape nga e para
    dhe pastaj rri dhe mendoj

    cfare jane keto dokrra
    qe po na nxjerr ky njeri
    kur keta i hoqen nga listat
    a ishte ne kete parti?

    U-lane jashte si kandidate
    me -Gjuze-dhe me Murriza u mbush
    kurse per keta asnje here
    nuk u kujtua kurre kush

    por keta u kthyen ne -llapa qene-
    qe nga -Zhozi-dhe Patozi-
    keta tani meritojne
    nga prapa nje dru -llozi-

    i hodhen poshte meritat e tyre
    qe dhane per tridhjet vjet
    dhe keta ja u beri
    ja u beri ,goja vete

    tradhetuan demokratet
    u bene -pale- me qeveriene
    prandaj nuk duhet afruar kurre
    mire jane atje ku rrine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu