• |
ide | kryesore

8 viktima dhe 133 të shëruar në 24 orët e fundit në Itali

Arkiva, Planet, Të fundit



Italia duket se po e fiton betejën ndaj koronavirusit pasi numrat e viktimave dhe të infektuarve po shkojnë çdo ditë në rënie.

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore kanë bërë të ditur se kanë ndërruar jetë 8 persona, duke e çuar në 34,869 numrin total të viktimave.

Ndërkohë, rastet e reja në 24 orët e fundit ishin 208 raste të reja, nga të cilët 111 ishin vetëm në Lombardi, rajoni më i goditur nga Covid-19.

Një tjetër detaj pozitiv janë edhe personat e shëruar, të cilët ishin 133 në 24 orët e fundit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *