• |
ide | kryesore

Bartomeu i mbyll derën Neymar, por jo Lautaros: “Nuk ka një datë të saktë për ta blerë”

-Instant, Sport



Barcellona nuk duket se ka ndërmend të heqë dorë nga Lautaro Martinez, pavarësisht skadencës së klauzolës së zgjidhjes së kontratës. Në 7 korrik ishte dita e fundit për të derdhur 111 milionë eurot e nevojshëm për të rrëmbyer argjentinasin nga Inter, por presidenti blaugrana, Josep Bartomeu, ka lënë të kuptohet se tentativat do të vazhdojnë gjatë gjithë verës: “Nuk kemi një datë të shënuar në kalendar që të tregojë kur duhen bërë blerjet”, ka thënë numri 1 i klubit duke iu përgjigjur një pyetje specifike mbi Toron nga radio katalanase “Rac 1”.

Barça nuk heq dorë nga sulmuesi, edhe pse të ndërtosh një tratativë të suksesshme pa patur garancitë e datës së klauzolës nuk do të jetë e thjeshtë. Ndërkohë, duket se ka perënduar përfundimisht hipoteza për të rikthyer Neymar në Katalonjë: “Është pak e mundur një operacion i tillë – ka shpjeguar Bartomeu – Situata ekonomike e të gjithë klubeve europiane është e vështirë”.

Në fund, Bartomeu ka theksuar pozicionimin e tij mbi të ardhmen e Lionel Messi: “Ka një kontratë deri në 2021 e është e qartë se kemi detyrimin për ta rinovuar. Është lojtari më i mirë i botës. E shoh të qetë, ka thënë shumë herë që dëshiron të tërhiqet tek Barça e unë pres që të bëjë pikërisht këtë, edhe me një tjetër president (mandati i Bartomeu skadon në 2021), sepse do të kalojë ende shumë kohë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *