• |
ide | kryesore

Video/ Mihajlovic ‘disiplinohet’, një ndeshje skualifikim: “Asnjë fjalë për Bolonjën, jeni bërë si Inter Channel”

-Instant, Sport, Video



Në përfundim të ndeshjes së humbur 1-2 me Sassuolo, tekniku i Bologna Sinisa Mihajlovic nuk ka dashur ti përgjigjet pyetjeve të gazetarëve të Sky Calcio Shoë L’Originale. Pasi pranoi meritat e kundërshtarëve, tekniku kritikoi ashpër transmetimin e Sky Calcio Club të javës së kaluar: “Asnjë fjalë për Bolonjën, jeni bërë si Inter Channel”

Nuk është ky në fakt motivi i pezullimit për një javë për teknikun e Bolonjës nga Disiplina, por kartoni i kuq i marrë gjatë ndeshjes me Sassuolo, për shkak të ofendimit për gjyqtarin. Përvec skualifikimit për Mihan edhe 15 mijë euro gjobë. Me një javë janë dënuar edhe Cristante e Mkhitaryan (Roma), Densëil (Bologna), Duncan (Fiorentina) e Zaza (Torino).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *