• |
ide | kryesore

Europa League, Inter shmang United: shorti drejt finales nuk është i lehtë

-Instant, Sport



Nuk është ditë me fat për skuadrat italiane në Europë. Pas shortit të Champions, në Nyon është përcaktuar edhe ai i Europa League, që do të rinisë në 5 gusht e do të mbyllet në 21 të të njëjtit muaj. Për momentin asnjë nga skuadrat që kanë arritur në 1/8, përfshirë Inter e Roma, nuk ka në xhep biletën për në Final Eight që do të luhet në Gjermani nga 10 në 21 gusht në stadiumet e Koln, Duisburg, Düsseldorf e Gelsenkirchen. Nëse Inter do të mundë Getafe në ndeshjen teke do të përballet me fituesen Bayer Leverkusen-Rangers, ndërsa Manchester United e ka rrugën shumë më të shtruar.

1\8 E FINALES
Shakhtar Donetsk-Wolfsburg (2-1)
Bayer Leverkusen-Rangers (3-1)
Wolves-Olympiacos (1-1)
Manchester United-LASK (5-0)
Basel – Eintracht Frankfurt (3-0)
Copenhagen-Istanbul Basakşehir (0-1)
Getafe-Inter e Roma-Sevilla në ndeshje teke

ÇEREKFINALET

1 – Fituesja e Shakhtar Donetsk-Wolfsburg vs fitueses mes Basel-Eintracht Frankfurt
2 – Fituesja e Manchester United-LASK vs fitueses mes Copenhagen-Istanbul Basakşehir
3 – Fituesja e Getafe-Inter vs fitueses mes Bayer Leverkusen-Rangers
4 – Fituesja e Roma-Siviglia vs fitueses mes Wolves-Olympiacos

GJYSËMFINALET

Fituesja cerekfinales 2- Fituesja cerekfinales 4
Fituesja cerekfinales 3- Fituesja cerekfinales 1

DATAT
1\8 e finales 5/6 gusht (18:55, 21:00 CET)
Cerekfinalet 10/11 gusht (21:00 CET)
Gjysëmfinalet 16/17 gusht (21:00 CET)
Finale 21 gusht (21:00 CET)

STADIUMET
Stadion Köln në Këln (finale)
MSV Arena në Duisburg
Dusseldorf Arena në Düsseldorf
Arena AufSchalke në Gelsenkirchen



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *