• |
ide | kryesore

PS: ‘OK’ për hapje listash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Në prani të Edi Ramës, Taulant Balla deklaroi para kamerave se mazhoranca mbështet edhe hapjen e listave, kërkesë kjo e opozitës parlamentare.

“Nga ana e opozitës parlametnare është ndërmarrë një iniciativë, që është në konformitet të plotë. Sot në Komisionin e Ligjeve është bërë diskutimi në parim dhe them që pozicioni zyrtar i grupit të PS është që ne jemi dakord në parim me 3 ndryshimet e propozuara, për të garantuar lehtësi në procesin e votimit të qytetarëve shqiptarë.


Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm të shprehin një votë për partinë, kryetarin e partisë, por duan dhe një votë parapëlqyese për njërin prej kandidatëve në listë. Ne e mbështesim në parim nismën e deputetëve të opozitës parlamentare. Vlerësojmë se ky është një hap demokratizimi. Mendoj se PS gjithmonë ka qenë refleksion e asaj që do shumica e shqiptarëve. Në këtë këndvështrim ne mbështesim një hapje të listave”, tha Balla.

15 Comments

    1. Bravo PS? Vertete bablokut i qan syri per demokracine? Vertete ky do qe deputetet ti zgjedhe populli dhe te mos i kontrolloje ky? Cfare domokrati. Po pse atehere e ndryshoi kushtetuten ne 2008-ten brenda nates pa e pyetur popullin . Nese Berisha e pranoi si cmim qe opozita e atehershme te futej ne zgjedhje ,ky cpati?
      Sigurisht qe listat e hapura teorikisht sjellin me shume demokraci por halli i bablokut seshte kurre demokracia. Halli i i tij jane koalicionet parazgjedhore pasi ne 2017-nese PD-LSI do te ishin ne koalicion do te kishin fituar zgjedhjet. Lere me tani. Kete nuk do psikopati. Kete edhe tha se listat e hapura perjashtojne koalicionet. E pra koalicionet parazgjedhore jane e drejte kushtetuese. Nese do listat e hapura le te bejne ndryshime kushtetuese duke shembur 2008-ten pasi votat ne parlament i ka.
      Gjeja me e rendesishme tani eshte zhdukja e ketij qelbesire dhe kthimi i demokracie funksionale. Me pas po forcat politike te ulen dhe te bejne ndryshimet kushtetuese. Biles te bejne kushtetute te re se ajo qe ka mbetur nga kafshimet dhe arnimet e bera ne keto vite nuk ngjan aspak me ate qe u miratua ne fillim. Kurre nuk mund te pritet nga nje moster si ky nje veprim qe i sherben demokracise..

  1. Pra keta ja lane kopilin ne dere PDs tani.

    PDja qe duhet ta kerkonte kete gje qe ne fillim nuk do.
    Kurse keat te PS qe kane abuzuar me mungesen e ketyre listave te hapura gjate ketyre 8 viteve duke futur ne parlament dreqin e te birin….. tani e pranojne kete gje.
    Po kthehet bota mbrapsh.
    Lulushi ka frike se garda e vjeter e Sales dhe keta te rinjte qe jane sot ne parlament do ti fusin gishtin Lulushit se eshte e sigurte qe me lista te hapura lulushi nuk behet deputet dhe pozita e tij si kryetar partie dobesohet shume.

  2. Te gjithe jane pasardhes te PPSH. Por ketu ka nje problem, pse nuk u propozua ne Keshillin Polittik hapja r listave, apo u kuptua me vonese se cfare ndodh? Perfundimisht duket se Rama po ben cmos te shkayerroje edhe ate pak cfare la mbetur ne Shqiperi. Vetem se rikthimi ne nje sityate si ajo e para 2e viteve nuk eshte se sjell perfitim per vendin.

    1. ???? cfare po thua ?
      ??? Rama po ben cmos te shkaterroje ate pak qe ka mbetur ne shqiperi ??

      Ceshtja eshte shume e thjeshte . Do pranohen listat e hapura ku populli do votoje per kandiatin qe do vet apo kandidatin do ta zgjedhi Lulushi dhe Rama.

      Une jam qe krahas votimit maxhoritar te jene dhe listat e hapura. Pra votohen per partine por votohet dhe per deputetin. Ne kete menyre kandidatet nuk jane te varur ( servila ) nga kryetari i partise qe ti shantazhoje me vone , se i thone .. na ka zgjedhur populli jo ti.

      Kaq e thjeshte eshte.

    1. E ke gabim, Rama tradhetine kombetare e ka bere me Kosoven. Tani po ben ate qe ka thene le roi soleil, “Apres mois le deleuge”. Do ta coje vendin ne lufte civile, por dhe ka nje por te madh ketu, a ka bythe nje frikacak i dhjere si Rama qe ta cije vendin ne lufte civile? Kjo eshte pyetja nje milion dollareshe te ciles mund t’i pergjigjet vetem ndonje inteligjent si Alfred Peza…

      1. Nuk te mora vesh hic fare more djale.
        Ju artistet flisni me fjale te medha qe ne , njerezia e thjeshte, nuk ju kuptojme.

  3. Ate qe duhet ta bente pd po e bejne keta komunistet mavi . Allosoj eshte ndertuar ky vend , komunistet bjen si te djathte e te dhathtet si komunista , hajde e kuptoje kete vend .

  4. Ore nuk kuptoni apo beni sikur nuk kuptoni se Rama kerkon l’ISTAT e hapura per te penguar koalicionet ,kaq e thjeshte eshte . Di beje te pamunduren per te shkateruar konsensusin ne keshillin politike . E kete e bene vetem per MOS tu hapura negociatat sepse po u hapen negociatat do kete kontroll nga Europa dhe ketije mashtruesi nuk i leverdise kjo sepse kerkon te mbaje pushtetin me cdo mynyre . Ketije kriminel nuk i behet von per shqipetaret Prandaje do shporrur nje ore e me pare

    1. E si pengohen koalicionet po te pranohen listat e hapura ?
      Nese sistemi eshte dhe maxhoritar dhe lista te hapura .. asnjera nga keto nuk prek koalicionet .
      Dhe sipas teje ai e ben kete qe mos te hapen negociatat me BE ?
      Me ane te listave te hapura ‘ KY MASHTRUIS DO TE MBAJE PUSHTETIN NE CDO MENYRE ‘ ?
      Nuk shoh asnje llogjike ne arsyetimin tend.
      Ti dukesh qe je shqupist , po i trashe fare aman.

    2. Po ai mund ti pengoje ( dhe do ti pengoje) koalicionet parzgjedhore dhe me lista te mbyllura .
      Ku eshte lidja ketu midis listave te hapura dhe kolicioneve parazgjedhore ?

  5. Erinda Balanca, të cilën e quajti “avokaten e 17 majit dhe avokaten e Bashës”, referuar marrëveshjes së bërë aso kohe me Ramës dhe kryedemokratit.

    “Xhepat e shqiptarëve janë grabitur nga çdo qeveri në 30 vjet, pa i bërë dallim, kurse në anën tjetër rriten shpenzimet e luksit, shumëfishohen dietat dhe financohen aktivitete të padobishme që të xhirohen paratë e buxhetit.

    Avokatja e Lulit, jo që s’ka bërë asnjë punë, por titullarja e institucionit avokatja e 17 majt, është shumë larg pritshmërive nga ajo që pritej kur u vendos. Ka administratë të politizuar që nuk kanë lënë asgjë gjurmë.

    Avokati i Popullit se vetëm për popullin nuk kanë punuar, është një pushtet që iu dhurua PD dhe janë aty falë dhuratës pa asnjë meritokraci.rama beri qe pd e futi ne sistem ta linte atje ku e coje salihu ne rruge prandaj basha e firmosi te amerikanet se e pa bythen ngushte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu