• |
ide | kryesore

Sot i pashë të trembur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Astrit Patozi

Nuk shoh që sot të ketë ndodhur ndonjë gjë për t’u gëzuar shumë, sepse mendoj që do të ketë rrugë të gjatë përpara. Është ende herët për të parashikuar me saktësi finalen e 30 korrikut në parlament dhe nuk është çudi që hapja e kutisë së Pandorës nga Edi Rama të jetë një taktikë politike, të cilës mund të mos i shkohet deri në fund.
Dhe nuk përjashtohet që të tërhiqet papritur një ditë, me duart lart, i mposhtur gjoja nga presioni faktorit ndërkombëtar, duke shprehur keqardhjen që nuk iu plotësua dëshira e zjarrtë për më shumë liri dhe demokraci në Shqipëri.

Me këtë rast do të përfitonte vetëm shmangien e kostos për pengimin e hapjes së listave përballë shumicës dërrmuese të shqiptarëve, që janë shprehur në një mijë mënyra se e duan atë. Natyrisht, unë uroj të kundërtën, që listat të hapen, dhe jo thjesht të bëhet debat për këtë temë. Edhe pse kjo gjë gjithësesi do të ishte vetëm një hap i vogël në drejtimin e duhur, sepse reforma zgjedhore duhet të plotësohet me elementë të tjerë të rëndësishëm që të ketë realisht vlerë.

Por kjo ndoshta nuk ka shumë rëndësi, sa kohë që askush nuk mund të vërë dorën në zjarr për rrjedhën që do të marrë kjo çështje deri në fund të muajit. Ndërkohë, ajo që mund të thuhet me siguri sot është fakti se kauza e drejtë e ndryshimit të sistemit politik në Shqipëri ka nisur të funksionojë, duke gërryer në radhë të parë kështjellat, deri dje të pamposhtura të pashallarëve dhe mbrojtësve të statuskuosë.

Nuk dua të merrem me cilësinë e argumenteve të dy udhëheqësve të mëdhenj të popullit dhe të partisë, por sot m’u dukën të trembur. Natyrisht, secilin në stilin dhe mënyrën e vet. I gjithë halli i tyre ishte për të mos e mbajtur në shpinë përgjegjësinë e mbajtjes mbyllur te listave, mundësisht për t’ia lënë tjetrit në prehër. Gjithçka tjetër pastaj ishte teatër nga ai më i rëndomti, që jemi mësuar të shohim për dekada në Tiranë, ndaj edhe nuk na çudit shumë.

Por edhe për kaq them se ia vlejti. Dhe ky ishte, në fakt, i vetmi lajm i mirë, që u prodhua pa dashje për publikun prej frëngjive të shkaktarëve kryesorë të gjendjes dëshpëruese të politikëbërjes dhe demokracisë në Shqipëri.
Që do të thotë se nuk është më tabu. Diga ka nisur të çahet dhe pikërisht ata, “të gjithëpushtetshmit” e kanë ndjerë tamam tërmetin. Sepse koha punon për ndryshimin, edhe pse ndoshta ngadalë.



11 Comments

  1. para hapjes se listave shoku patozi shqiptaret duan te flene ne darke ne shtepite e tyre me barkun plot e me kalamajte e tyre ne krevatet e shtepise , gje qe ai rama jot i dashur ja ndaloi per 7 vjet , e mos me bej si demokrat se ti vetem nje interesaxhi i rendomte je , e tani e nxore fytyren qe pd ta mbylli perfundimisht deren , maksimumi ne pd kryetar seksioni do jesh dhe ti kete e di mire

  2. Percaktimi_te dy te trembur,,,,qe na i paska pare zoteria, ka brenda ndarijen e dyshes kryesore, dhe fitoren e partise se tij te seksionit. Me sa duket po frymezohet nga palo politika e kuintave qe po loz Rama, sepse opozita e ka kryer punen e saje me marreveshjen, e tashti plang prishesi po duket ne horizont qe eshte vetem, e vetem, idioti Rama, qe duke ditur se pushteti i tije eshte ne agoni, e qe largimi do jete i shpejte e i detyrueshem, po leviz me lloj, lloj artikulacionesh per te gjetur skuten qe do e mbaje perseri pushtetin, me kesi banditesh e horra servile qe ia kane dhene pushtetin me marifetet qe tashme dihen. Andaj, dukuria e pashereshme e ketij gazetari ( se politikan dihet se sa eshte, e ka qene) hidhet, e hedh nga zgavra r anti PDse, lloj.,lloj, alibishe qe te demoralizoje demokratet, e tu jape shprese qelbesirave rilindase qe me sa duket edhe Patozi ka rene brenda, e po i vjen ere.

    1. pse kam perdhtypjen qe ti je antar partie me teser? tani me siguri pret nje vend pune?
      e ke pa filmin bronx ? ti je talent por i shkuar dem , je talent partie

  3. I POSHTER MASKARA HIPOKRIT TI SA HERE QE PD BASHA ESHTE NJE HAP PARA RAMES DEL DHE FLET TE NJETEN GJE BENE DHE AJO SHTRIGA JOZAFIN GODITNI MEMEN TUAJ PD SEPSE SOT BASHA ESHTE ME MIRE SE KURRE E PANE DHE NDERKOMTARET SE KUSH ESHTE RAMA JU MASKARENJE POSHT TRADHETARET POSHT HIPOKRITET VDEKJE TRADHETARVE RA MA TE KET KUJDES E PA BEOGRADIN APO JO…………………………………………

  4. Zoti Astrit Patozi, po te kujtoj se “peqinsi me i zgjuar Mustafa Gjinishi u vra nga shoket e vet komuniste” mos fli me mullixhiun per inat te Lulit. Beju nje dite burre!

  5. Lih o qenosh -Patoci-,bej -gam-gam- se vetem e lehura te mbeti bashkoju me -Topen ,Takun Ngjelen-.tani se ishe me shprese mos rikthehesh prape.

  6. Nga ana tjetër unë po tregoj edhe një gjë tjetër: Rama i ka dërguar mesazh edhe Metës, të ikë Monika nga koalicioni me Bashën dhe ti kryeministër e unë president”, ka thënë Peka, duke menduar se po zbulonte diçka që e përkeqësonte pozitën e Ramës, por nga budallalliku, thjesht ka bërë qesharak Bashën.

    Se vështirë ta besojë njeri, që Rama paska dalë rrugëve dhe kërkoka me patjetër që të bëjë kryeministër dikë tjetër.Ja dhe xixa njelloj si Qimi

  7. Dhe sot unë po bëj publike numrin e dosjes së Edvin Ramës të dënuar në Paris, në vitin 1993, që është AL.1961138/A.

    Ndaj sot unë i bëj thirrje Prokurorit të Përgjithsëm që ti kërkojë Ministrisë së Drejtësisë Shqiptare, të bëjë identifikimin e numrit të dosjes së Edvin Ramës, të cilin unë e akuzoj si njeri që është burgosur në Paris për vjedhje të ikonave.

    Ti merren gjurmët e gishtave me emrin Edvin dhe t’ia dorëzojë Ministrisë së Drejtësië franceze dhe jo policisë franceze.’

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *