• |
ide | kryesore

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi i motorrit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme (11 korrik), në autostradën Tiranë-Durrës.

Një automjet është përplasur me një motorr, drejtuesi i të cilit është dërguar menjëherë në spital.

”Më datë 11.07.2020, rreth orës 13:56, në autostradën Durrës-Tiranë, mjeti me drejtues A.T., ka aksidentuar një drejtues motorri ende të paidentifikuar, i cili është dërguar menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *