• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni luksin ku do të flenë futbollistët e Inter: zikaltrit inaugurojnë Club House

-Instant, Sport



Inter nis tashmë të ndryshojë imazh e jo vetëm me fanella. Ka përfunduar faza e parë e modernizimit të Suning Training Centre në Appiano Gentile. Sipas asaj që bën të ditur faqja zyrtare zikaltër “është inauguruar sot clubhouse i ri që do të mirëpresë dhomat e futbollistëve të skuadrës së parë e hapësira të tjera në dispozicion të stafit e drejtuesve.

Kostruktimi i clubhouse zikaltër – vazhdon komunikata e klubit – është hapi i parë drejt programit të rinovimit të Suning Training Centre. Strukturat e reja, inovative e moderne, pasqyrojnë ambicjet e vizionin e të ardhmes së Suning e të Klubit e janë krijuar me objektiv për të arritur standarde të reja gjithnjë e më të larta në kualitet si për atë që i përket performancave sportive, ashtu edhe për infrastrukturën e zonat e punës”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *