• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Rama do ta bëjë fletën e votimit si “telebingo”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi, ka zbuluar arsyet pse Partia Demikratike nuk pranon hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve zgjedhore, të hedhura në tryezë në orët e fundit para miratimit të marrëveshjes së 5 qershorit.

Gjatë një interviste televizive në ABC News, Bylykbashi tha se listat janë detaji i sistemit ekzistencial dhe duhet një ndryshim rrënjësor i tij për të përshtatur ndryshimet e tjera.

Sipas tij, në këtë rast nuk është marrë parasysh kërkesa e opozitës për sistem mazhoritar që do të sillte një përputhshmëri me listat e hapura dhe në këtë kohë, hapja e tyre do të sillte ngatërresa në fletët e votimit, korrupsion si dhe gara brenda të njëjtës forcë politike.

“Sistemi zgjedhor ka impakt më të madh se sistemi i drejtësisë. Na duhet të diskutojmë dhe të ndryshojmë sistemin zgjedhor. Jo se është i keq ky. Por ky sistem është keqpërdorur. Tani ka ardhur koha ta ndryshojmë.

Kryeministri ka dalë nga të gjithë binarët duke prishur balancat kushtetuese dhe është bërë i rrezikshëm. Në parlament ka disa deputetë me mandat antikushtetues. Mandat për të ndryshuar kushtetutën nuk ka. Në këtë proces kemi një parlament që diskuton ndryshimin e themelit.

Listat janë detaji i sistemit. Ky sistem nuk e ka listën të hapur. Lista të hapura nuk i ka as Gjermania. Nëse hapen listat duhet një tjetër dimension. Nëse hapen listat do ketë më shumë korrupsion dhe kandidatët do kandidojnë brenda partisë dhe do të fitojnë pa rregulla.

Duhet parë në unison me elementët e tjerë. Me këtë sistem nuk mund të kemi lista të hapura. Duhet t’i japim realisht zgjedhësve të zgjedhin kandidatin, jo mes kandidatëve që zgjedh kryetari. Sistemi i ka gjërat të lidhur bashkë”, tha Bylykbashi.

Ai deklaroi se koalicioni është një mesazh politik dhe element kushtetues që ka qenë traditë në çdo vit zgjedhor, si dhe e OSBE-së. Ndalur këtu Bylykbashi deklaroi se Rama do të thyejë rregullat e OSBE-së, pikërisht tani është edhe kryetar i kësaj organizate.

“Ne themi se koalicioni është ofertë e një grupi që dalin bashkë para zgjedhësve. Është mesazh politik koalicioni. Koalicioni është element kushtetues. Nuk është shpikje e tanishme. Ka qenë shumë zgjedhje përpara. Është një traditë kushtetuese që Edi Rama do ta shkatërrojë tani. Rregullat e lojës nuk ndryshojnë.

Ky është rregull i OSBE dhe tani kemi kreun e OSBE që do të thyejë rregullat e organizatës që ka marrë përsipër të drejtojë. Nëse propozojmë mazhoritarin por kjo nuk u fol. Heqja e koalicioneve do të sjellë koalicion me listë të përbashkët. Partitë duhet të ecin në një tren të vetëm. Kjo është të ngatërrosh zgjedhësit.

Me hapjen e listave do sjell ngatërresa në fletën e votimit. Zgjedhësit do bëjnë gabime në fletë votimi si telebingo që do të pasohet me një proces të gjatë ankimimi. Ky debat është truku i Edi Ramës për të prishur marrëveshjen.

T’i ndryshosh Shqipërisë Kushtetutën është e paprecedentë. Ajo që dua që të kuptojnë të gjithë shqiptarët është se jemi përpara një drame në nivelin kushtetues. Ai nuk del dot nga shpirti i tij. Marrëveshja atij i rri si këpucë e re. Ky sistem funksionon kështu si është”, është shprehur Bylykbashi.



3 Comments

  1. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”

  2. Ke qendruar PA gjume deri ne23e 42 o i paemer per te komentuar me nje llogjik “brilante” per Bashen . Si duket je militante i semur osé paguhesh nga rilindja , te pakten perdor arsyen e llogjiken qe te behesh i besushem se keshtu nuk te beson asnjeri dhe i prish me shume Pune Rames edhe ai tallet e thote me mbyten mediokrit

  3. Të besosh se “Lulzimi do të bëhet kryeministër” apo dhe se “ai do të bëjë shtetin ligjor”, është njëlloj sikur të thuash “Doktorri nuk ka qenë asnjë ditë komunist, por ka lindur demokrat”Mos e prish gjumin e partise se luluqes o debatikas qe kerkon rrugicat qe nuk kane diell,supen mos e nderprit e ke falas deri ne zgjedhjet e ardheshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *