• |
ide | kryesore

Situata politike/ Si i përgjigjet Rama akuzave të Bashës dhe Metës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama komentoi edhe qëndrimin e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës për situatën politike të javëve të fundit.

Gjatë konferencës për media Rama tha se nëse Lulzim Basha mendon se mund të vijë në pushtet me formula dhe me rrugë, që nuk kalojnë nga rruga e qytetarëve, atëherë përgatitet për humbjen e radhës.

Sipas Ramës, PD duhet të pranojë realitetin, pasi është pakicë dhe nuk mund t’i imponohet shumicës, duke shtuar se askush nuk e ndalon të bëhet bashkë me Monika Kryemadhin, Nard Ndokën, Fatmir Mediun, etj. 

“Unë jam i vetëdijshëm edhe për sa na takon ne, që pas 7 vitesh një qeverisje sigurisht që do ballafaqohet më shumë me të meta, se sa pas 1 viti, por këtë që shoh këtu që populli të jetë më i mërzitur me opozitën, se me qeverinë, nuk e kam parë në asnjë vend.

Ne po bëjmë një përmirësim të procesit zgjedhor. Nëse Basha mendon që në pushtet vihet me formula dhe me rrugë që nuk kalojnë nga rruga e qytetarëve, atëherë thjesht dhe vetëm përgatitet për humbjen tjetër. Nuk do t’i ndalojë kush që të jenë bashkë me Monikën, me Nard Ndokën, me Fate Mediun, absolutisht. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën.

PD duhet të pranojë realitetin, janë pakicë dreqi e mori, nuk janë shumicë, dhe sa më shumë sillen si shumicë, aq më pak shanse kanë të bëhen shumicë, sepse pakica duhet të mbrohet me gjithë dinjitetin e vet, por jo t’i imponohet shumicës me dogma. Ata ikën nga Parlamenti, kanë bërë dicka që po të ishte puna për perspektivën evropiane nuk e kanë shokun në Evropë, për të gjetur shokë në Evropë duhet të shkojnë në vitin 1922. Është rasti i parë që një opozitë braktisi Parlamentin dhe më pas u shkri fare.

Unë mendoj që gjërat do të shkojnë në vendin e vet. Ajo që do të ndihmojë që mjegulla të shpërndahet është fakti që thelbi është i padiskutueshëm. Nuk mund të thuhet që Rama po bën dicka anti Shqipërisë. Po ashtu, askush nuk mund të thotë se marrëveshja me opozitën jashtëparlamentare ishte reforma, jo. Ne do të përballemi me produktet, jo me llafet”, tha Rama.

Kryeministri vazhdoi duke iu përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta, për 82 deputetë legjitim të parlamentit.

Ndërsa zgjodhi të flasë mbi barsaletën e Nastradinit e qershive, Rama u tregua I kujdesshëm të mos e etikojë kreun e Shtetit si Nastradin. Ndër të tjera Rama theksoi se sot vendi ka tre opozita, atë parlamantare, jashtë parlamentare dhe Presidenciale, por garantoi se marrëveshja politike mes palëve të votohet në parlament. 

“Po nëse Kuvendi ka 82 deputetë si do e votojmë marrëveshjen, që Presidenti e ka përshëndetur.

Apo ka qershi të mira e të pangreshmë sipas oreksit, Po presidenti është ndryshe nga Basha e njeh shumë mirë aritmetikën sa i përket legjitimitetit të parlamentit është histori e re dhe e vjetër por Presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me parlamentin miraton ligje kthen ligje ndaj nuk mendoj se eshte shporta e qershive të Nastradinit dhe as se Presidenti eshte Nastradini mendoj që është në opozitë.

Kemi tre opozita, parlamentare, jashtë parlamente dhe presidenciale me këtë të fundit marrëdhëniet i kemi institucionale. Marrëveshjen do ta vendosë Kuvendi. Në dijeninë time Presidenti nuk ka të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kushtetutës nga kuvendi që do të thotë do i nënshtrohet edhe presidenti është i detyruar ti nënshtrohet vendimit sovran të Kuvendit” u shpreh Rama. 



5 Comments

  1. Por, këta që tani janë në kaolicion bashkë, vetëm tri vite më parë ishin në kahe të kundërta.

    Basha akuzonte Metën se SH.P.K-ja e tij, LSI-ja, do të falimentojë, pasi për vite të tëra ka skllavëruar votuesit.

    Tani me sa duket Basha ka ndryshuar mendim dhe kërkon ndihmë pikërisht nga SH.P.K-ja e Ilir Metës.

  2. Keta te 3 duhen larguar nga politika dhe ti kalojne drejtesise si dhe tu konfiskohet cdo gje ketyre dhe familjareve te tyre

  3. Te gjithe jeni tradhetar te ketij populli por ti o pallosh nuk honepsesh fare . je me i keqi nder te keqijet .

  4. Por, Lulzim Basha nuk ka deklaruar asnjë kontratë qiraje dhe asnjë shpenzim për koston e banimit në shtëpinë e re gjatë vitit 2019, në dokumentin e pasurisë për këtë vit. Nga verifikimi i deklaratës së pasurisë së firmosur nga Lulzim Basha, nuk rezulton asnjë e dhënë mbi shpenzimet financiare për banim për vitin që kaloi. Nga ana tjetër, në 28 tetor të 2019, Partia Demokratike deklaroi përmes një njoftimi zyrtar se “Pas disa dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, banesa e z. Basha do të duhet t’i nënshtrohet disa punimeve të domosdoshme. Për këtë arsye zoti Basha dhe familja e tij janë zhvendosur përkohësisht në një banese me qira…”.Atij gjermonit thuaj cfare beri lulzimja vjet qe arriti deri ke djegja e shkollave per zgjedhjet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *