• |
ide | kryesore

Hoti zbardh çështjet e diskutuara pas takimit me Vuçiç

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, reagon sërish pas takimit ballë për ballë e presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, ku thekson se parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i procesit të dialogut janë njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve mes dy vendeve.


Mesazhi i Hotit:


Pas 20 muajsh, sot e rifilluam procesin e dialogut në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Njohja reciproke dhe normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve janë parimet bazë dhe qëllimi përfundimtar i këtij procesi.

Me kërkesën tonë, dy temat e takimit të parë ishin personat e pagjetur dhe çështjet ekonomike. Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme. Jemi të vendosur që çështja e të pagjeturve të mbyllet sa më shpejt, sepse ndjejmë obligim moral ndaj familjeve të tyre.

Destinacioni i Kosovës është integrimi euro-atlantik. Dialogu nuk ka alternativë. Me mbështetjen e miqve do të arrijmë qëllimin tonë, sepse është në interes të Kosovës dhe Serbisë, në interes të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, si dhe në interes të BE-së dhe SHBA-së.

Gjatë këtij procesi të vështirë, ne besojmë plotësisht në miqtë tanë ndërkombëtarë, siç kemi besuar në të kaluarën kur ata e mbështetën çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

3 Comments

  1. ”’ Për ne tek ekonomia përfshihen edhe kompensimi i dëmeve të luftës, suksesioni, borxhi shtetërorë, pensionet, kursimet në banka, pagat e humbura të punëtorëve të larguara nga puna, dëmtimet e pronës private dhe çështje të tjera që do të vazhdojnë të diskutohen në takimet e ardhshme “‘ .

    Pra per palen kosovare tek pika e ekonimise perfshihen tere keto ‘nenpikat’ e tjera si borxhi, pensjonet etj etj etj . Po per palen Serbe a eshte e njejta gje ? A pranojne Serbet te diskutojne per keto ‘nenpika’ ?
    Sapo lexova deklaratene Laijcak dhe ai i consideronte diskutimet per EKONOMINE thjesht ne hapjen e vendeve te reja te punes , te shkembimeve te mallrave et bla bla bla qe do sjellin prosperitet. Por nuk lexova keto ‘nenpikat’ e tjera qe thote Hoti.

  2. Djalli fshihet ne detaje. Nese kosovaret flasin per dicka dhe Serbet flasin per dicka tjeter atehere keto bisedime do perfundojne me nje disfate per te dyja palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu