• |
ide | kryesore

Zbardhet ngjarja/ Kush e vrau 35-vjeçarin mbrëmë në Gjirokastër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arrestohet i dyshuari kryesor për vrasjen e 35-vjeçarit Gjergj Alliasi, mbrëmjen e djeshme në Gjirokastër.

Mësohet se është arrestuar si autor i dyshuar i ngjarjes Pariz Xhihani, 23 vjeç banues në lagjen “Zinxhira”. Sipas policisë ai akuzohet se pas një konflikti të çastit goditi me sende të forta në kokë viktimën duke i marrë jetën.

Bashkë me autorin, u arrestua për moskallëzim krimi dhe Andon Ahmeti si dhe u proceduan penalisht Niko Xhihani dhe Vasil Mehmeti pasi kanë qenë prezent në ngjarje dhe nuk treguan. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *