• |
ide | kryesore

Çmenduri në Spanjë/ Ndeshje futbolli mes të infektuarve dhe të paprekurve nga covid

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Edhe pse situata me koronavirus mbetet e vështirë, në Spanjë ka persona të cilët nuk i marrin seriozisht të dhënat alarmuese dhe rritjen e numrit të të prekurve. Disa të rinj të papërgjegjshëm në Pamplona, vendosën të organizonin një ndeshje futbolli, me synim që të mblidhnin fonde për të infektuarit nga Covid-19. Ndeshja do të zhvillohej në Mendilori, një prej lagjeve më të prekura nga koronavirusi.

Gazeta “As” shkruante se ndeshja me emrin “Të infektuarit kundër të painfektuarve”, u organizua në rrjetin social, “Instagram”. Kjo lejoi departamentin informatik të policisë që të gjente organizatorët, të cilët tashmë akuzohen për “kërcënim të shëndetit publik”.

Një grumbullim i tillë masiv me njerëz, ku një pjesë e madhe do të ishin të prekur nga koronavirusi, do të kishte bërë që numri i infektimeve në Pamplona të rritej edhe më tepër. Përgjegjësi për ndeshjen e futbollit ishte një djalosh 23-vjeçar, i cili edhe në muajin qershor organizoi një takim publik, ku morën pjesë qindra persona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *