• |
ide | kryesore

Ndërrojnë jetë 5 të infektuar me Covid në Kosovë, konfirmohen 118 raste të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



118 raste pozitive me Covid 19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Numri total i rasteve pozitive është 5.735 nga 31.056 persona të dyshimtë në virusin, me gjithsej 135 raste vdekje të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157pacientë. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.632.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.

Njoftimi  

Të nderuar qytetarë!

Virusi është kudo! Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve! Virusi vret!

Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët.

BARTJA E MASKAVE MBETET OBLIGATIVE!



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *