• |
ide | kryesore

Dua Lipa ndez polemikat me një twitter: Nacionaliste apo patriote?

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është vënë papritmas në qëndër të polemikave më karakter nacionalisto- politik pas disa postimeve në rrejtet e saj sociale. Fillimisht ajo postoi linkun e një peticioni, i cili kërkonte që Apple Maps të tregonte kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, pasi vija ndarëse që shenjon kufirin mes dy vendeve në hartën e ‘Apple’ është e ndryshme nga ajo e kufijve të tjerë, gjë që të lë ta mendosh Kosovën si pjesë të territorit serb.
Por angazhimi i këngëtares nuk kaloi me kaq. Ajo “provokoi” sërisht duke nxjerrë në tëitter flamurin e famshëm që Ballist Morina ngriti me dron në stadiumit e Beogradit, gjatë ndeshjes nervëshkatërruese kundër Shqipërisë. “Autokton- epitet (për banorët e një vendi) vendas dhe jo të ardhur nga emigrimi apo kolonitë”, shkroi ajo
Rievokimi i këtij simboli që në 2014 nxiti tensione të mëdha mes dy vendeve, pasi ripostimi i fjalës “autokton” u interpretua si propagandë pro idesë së Shqipërisë së madhe.

Ballist Morina lihet i lirë: 'Rroftë shpirti i shqiptarit' - Shqipëria
konceptit të Shqipërisë së Madhe, megjithëse Lipa nuk përmendi asgjë.

Politologu dhe historiani luksemburgas që i ka kushtuar shumë vëmendje Ballkanit, Florian Bieber reagoi ashpër duke e etiketuar postimin e këngëtares si një gjest që “përfaqëson të njëjtin lloj përjashtimi dhe gjithashtu nacionalizmi agresiv si çdo tjetër”, si atë si “nacionalizëm pa lidhje.”

Nisur nga reagime si ky si dhe nga komente që e etiketonin aktin e Dua Lipës si “propagandë”apo “terrorizëm”, ka mbajtur qëndrim edhe shkrimtari shqiptar me banim në SHBA, Gazmend Kapllani.

Dua Lipa ka qenë gjithmonë krenare për rrënjët e saj. Ajo vjen nga një vend që ka dalë nga luftërat mizore, spastrimet etnike dhe genocidi. Tweet-i i saj nuk është as nacionalizëm ekstrem, as gjuhë urrejtjeje! Në përgjigje të ortekut të komenteve raciste antishqiptare që ajo ka marrë në internet, Dua hedh poshtë pretendimet e rrezikshme raciste, se shqiptarët nuk janë popuj indigjenë në Ballkan. E njëjta ideologji është përdorur në dy shekujt e fundit nga Albanofobët, racistët dhe nacionalistët supremacistë në Ballkan për të justifikuar spastrimin etnik dhe gjenocidin. Siç ka sqaruar Benedikti Anderson, ekziston një ndryshim thelbësor midis nacionalizmit imperialist racist dhe nacionalizmit antikolonialist si në rastin e Dua Lipa” ka shkruar Kapllani.

©Lapsi.al



20 Comments

  1. Por eshte ndonje ndryshim i madh o Kapllan? Shtetet qe kane formesuar nacionalizmin si pergjigje ndaj imperalizmit jane zhytur vete ne spastrim etnik ose ne dhune ndaj kombesive, feve dhe racave te tjera. India eshte shembull tipik. Nuk para ka nacionalizem te paqte. Parimi etik i nacionalizmit eshte besnikeria ndaj grupit dhe nuk ka asnje parim tjeter universal,si p.sh. te drejtat e njeriut, qe e tejkalon ate te besnikerise ne rast se perplasen.Per nacionalistin kombi eshte gjithmone parim i pare, as i dyte e as i trete. Shembull shume i mire eshte dhe nacionalizmi amerikan qe gjithashtu u krijua si levizje antikolonialiste. Themeluesit kryesore te kombit nuk e donin skllaverine, prej tyre kishte dhe abolicioniste, por u detyruan te bejne kompromis per hir te federates, kombit, ndryshe kolonite e jugut nuk do te bashkoheshin. Pavaresisht padrejtesise qe na eshte bere, harta e Duas eshte thirrje per lufte. Nese je nacionalist ky nuk eshte ndonje problem, por per te tjeret eshte. Drejtesia eshte gjithmone e kompromentuar nen afshin e nacionalizmit, prandaj eshte shume e veshtire qe dikush pervec shqiptareve ta shoh pozitivisht ate harte. Ne presim qe Dua me impaktin qe ka t’i flase me shume se shqiptareve por me kete gabim taktik e humbi shansin. Mbase do humbe edhe shume ftesa emisionesh ose koncertesh por ky eshte problemi i saj.

      1. Une nuk gjykoj zonjen por analizoj sipas mendimit tim efektet e mundshme te veprimit qe ka bere. Ne fakt nuk doja te merresha fare me te, por me terhoqi vemendjen dallimi i nacionalizmave qe ka bere Gazmend Kapllani prandaj komentova. Dua eshte super artiste qe e respektoj shume dhe me siguri do i kete efekte ne karriere ky qendrim, gje i ndodhi edhe per nje koment pa lidhje kunder Izraelit qe beri para pak kohesh.

    1. Për mendimin tim,as nacionaliste as patriote, por një shqiptare perfekte që të bën të ndjehesh krenar-e.

  2. Cunat e Lapsit, Bushat, Shkullak, me gjithe respektin, nuk jeniu ju per te ndare dallimin e termave “nacionalist” dhe “patriot”!
    Ndaluni m eRamen, LLullin dhe Meten, se nuk jeni deri te kjo fushe e nacionalizmit!

  3. Është shumë e turpshme të diskutohet kjo temë: kur më shumë se gjysma e trojeve shqiptare ndodhen të përfshira në 6 shtete të tjera veç Shqipërisë.

    Nqs shqiptarët do të ishin nacionalistë, do tëishte tipari më i mirë si komb, përjashtuar shqiptarët e Kosovës që janë vërtetë të tillë e që na bëjnë të ndihemi krenarë, ndryshe nga çna bëjnë politikanët tanë, gazetarët tanë apo disa komentues gjasme gjasme modern, tip sorroistash globalistë.

    Pse nuk shikoni nacionalizmin grek apo sllav e të mbani qëndrime të përhershme e konstante kundër atyre nacionalizmave, që në 3 raste të paktën, i kanë vënë zjarin Ballkanit, por jeni hazërxhevap kur dikush që e don Shqipërinë me zemër e jo për ta mjelë, kërkon të drejtat kombëtare.

    Komunizmi na ka shndëruar në internacionalistë socialistë.

    Pastaj, pse nuk shqetësoheni se apple nuk ka vendosur kufijtë e Kosovës, por që në fakt edhe edvin langaraqi në një hartë para disa kohësh nuk ishin këto kufij.

    Mos ju referoni luksemburgasit se jemi shekuj larg mentalitetit të tyre, ata problemet nacionale i kanë mbyllur 200 vjet përpara.

  4. Qenka kujtu kjo për shqiptarët, pasi na cau t… me black lives matter. Nuk më plas hiç për mendimin e kësaj K…
    Kjo është liberale, por jep mesazhe nacionaliste. Hajde merre vesh.

    1. O idiot, pse liberalët nuk e duan atdheun, vendlindjen.

      O gjysëm i arsimuar, lexo ndonjë gjë edhe pastaj na bëj histori rrymash politike.

      Ata liberal që thu ti janë vetëm neokomunistët rilindas.

  5. Nacionalizmi nuk eshte nje lloje racizmi, cdo popull ka nacionin (kombin) e vete,pra de duash nacionin tend nuk eshte rracizem por eshte nje e drejte personale e cdo individi,gjithashtu kur nje x nacion te vret, nuk ke zgjedhje tejeter ,je i detyruar ta urresh,dhe kjo nuk mund te jete kurre demostrim i rracizmit por mbrojtje e familjes tende legjitime,Dua eshte nje shembull ekselent ,per tu ndjekur,dhe karriera e saj asnjehere nuk do te shuhet nga fakti se cfare ajo shpreh cfar ajo mendon,cfare ndjene,nje popull qe nuk rragon nga padrejtesite dhe shtypja,vdes!

  6. Asgje te vecante e te jashtezakonshme nuk ka te Nacionalizmi. Eshte nje ndjenje krejt njerezore. Perkundrazi, c’njerezore eshte deshira per ta sulmuar nga pozita te nje globalizmi absurd.

  7. Te duash kombin tend, atdheun tend, familjen tende eshte gjeja me normale per njerez normal. Sofizmat pseudointelektuale s’me bejne pershtypje. Te besh sikur trembesh nga nacionalizmi shqiptar eshte e turpeshme kur dihet historia jone e dhimbeshme. Dua Lipa ka bere nje gje normale si pjetare e nje kombi e martirizuar.

  8. mund te jesh liberale dhe nacionaliste o Glen kari ,ska asgje te keqe Ti duhet te jesh ndonje filo serb si heroi jot Sali shpellari

  9. Fill pas ndeshjes skandaloze te futbollit ne Beograd ku lojtaret shqiptare u nxorren me shkelma nga fusha, Edi Rama i pari kryeminister shqiptar qe shkon ne Beograd pas 70 vjetesh dhe rri pas deres zyres Vucicit deri kur ti teket atij ta prese . Dhe kete e ben ngaqe nuk eshte filo serb si Saliu por eshte anti serb i trebuar.

  10. Qelbesira e ndyra te kombit shqiptaro me ne krye edvina baxhellen akoma I sulen Dr kesaj I thone kur se ke pulen ha sorren o merda gelbaza

  11. sa fatkeqesi do te ishte nese jane shqiptare ata te cilet nuk e duan harten dhe Shqiperine etnike, uroj te kete sa me pak te tille

  12. Ja qe Dua u terhoq nga harta. Kush eshte tradhtari tani? Nuk ka tradhtar me te madh te interesave kombetare se budallai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *