• |
ide | kryesore

Dua Lipa zbulon titullin dhe këngët e albumit të tretë

Paparazzi, Slider



Dua Lipa ka ndarë së fundmi detaje me fansat rreth albumit të ardhshëm.

Ajo zbuloi të mërkurën se albumi i saj i ri do të quhet “Radical Optimism” dhe do të jetë i disponueshëm për transmetim apo blerje nga data 3 maj.

Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Radical Optimism’. Është një koncept që rezonoi me mua dhe u bëra më kurioze ndërsa fillova ta përfshija në jetën time”, tregoi artistja.

Ajo vijoi: “Më goditi – ideja e kalimit të kaosit dhe ndjesia se mund të përballosh çdo stuhi. Në të njëjtën kohë, gjeta veten duke shqyrtuar historinë e muzikës së trip hop-it dhe Britpop-it. Më ka dhënë gjithmonë një ndjenjë kaq të sigurt optimizmi që e mora me vete në seancat e mia të regjistrimit muzikor”.

Këto janë titujt e këngëve nga albumi “Radical Optimism”:

1. End Of An Era
2. Houdini
3. Training Season
4. These Walls
5. Whatcha Doing
6. French Exit
7. Illusion
8. Falling Forever
9. Anything For Love
10. Maria
11. Happy For You



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *