• |
ide | kryesore

Vrasje në Elbasan, 40-vjeçari ekzekutohet me armë (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”.

Ndërkohë sipas informacioneve paraprake raportohet për një viktimë.

Mendohet se ngjarja ka qenë një ekzekutim ndaj 40-vjeçarit Emiljano Ramazanin.

Ky i fundit është i njohur për policinë si person me precedentë penalë të mëparshëm.

Ndërsa është gjetur një makinë e djegur në zonën e Bridhas të Elbasanit.

Dyshohet se autorët janë larguar me shpejtësi drejt rrugës Bradashesh-Papër.

Ndërkohë forcat RENEA dhe FNSH-ja është duke i ardhur në ndihmë policisë lokale për kapjen e autorëve.

Akoma nuk dihen shkaqet e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *