• |
ide | kryesore

Drama e Alukos: është me kancer, por nuk mund të kurohet për shkak të pandemisë

-Instant, Sport



Për fajin e pandemisë së Koronavirus që po gjunjëzon spitalet e vendit të saj, ish-portieria e Nigerisë për femra, Bidemi Aluko, ka ndërprerë kemioterapinë për kancerin në gji, që iu diagnostikuar sërisht në janar 2019 e për të cilin i është dhënë një cikël kurash prej një viti e një ndërhyrje kirugjikale e mundshme. “Spitali i Ibadan, ku po kryeja kemion, i ka thënë pacientëve me patologji të përsëritura të qendrojnë larg, sepse duhet të merren me persona rastet e të cilëve konsiderohen kritike, kështu që nuk mund të shkoj më”. Kështu Aluko i është drejtuar një spitali privat, por muajin e kaluar i shteroi fondet që i kishin mbetur (në 2019 kishte marrë gati 13.000 dollarë nga Federata nigeriane, pasi pranoi se cdo kemio kushtonte mbi 1.300 dollarë e se i ishte dashur “të shiste gjithcka” për të bërë trajtimin) e gjërat u komplikuan shumë.

“Nuk kam para për të paguar kurat e reja – shpjegoi ish-futbollistja – e im shoq, që ka qenë mbështetja ime financiare, ka humbur punën për shkak të Koronavirus e kështu nuk mund të më ndihmojë më. Federata nigeriane ka bërë shumë për mua, duke më dhënë paratë për të nisur trajtimet e edhe pse i mbarova paratë, nuk dua të jem një peshë”. Në korrik të vitit të kaluar historia e Alukos e kishte shtyrë politikanin vendas Ibrahim Olarenwaju ti propozonte qeverisë një nen në ligj që të garantojë mbulim shëndetësor komplet për gjithë futbollistët nigerianë: propozimi nuk është miratuar ende, por sipas Olarenwaju do të bëhet shpejt dhe ish-portierja do të nisë trajtimin përsëri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *