• |
ide | kryesore

Opozita e bashkuar: Marrëveshja e Ramës me Murrizin, akt djallëzor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas marrëveshjes që kryeministri Edi Rama shpalli me opozitën brenda parlamentit ka reaguar në deklaratë të saj “Opozita e bashkuar”. Aty thuhet se “ndryshimi i njëanshëm kushtetues për ndalimin e koalicioneve zgjedhore zhbën të dyja marrëveshjet politike për zgjedhjet, atë të 14 Janarit dhe atë të 5 Qershorit”.

“Akti i sotëm është dëshmi e planit diabolik të Edi Ramës që të miratojë fillimisht për fasadë Marrëveshjen e 5 Qershorit, të vërë në lojë partnerët tanë strategjikë, SHBA dhe BE dhe vetëm 1 javë më vonë ta zhbëjë marrëveshjen me ndryshime të njënashme kushtetutese, që ndalojnë koalicionet si subjekt zgjedhor” – thuhet në deklaratë.

Sipas opozitës së bashkuar, Edi Rama gënjen, kur thotë se po hap listat, sepse pjesën fituese të tyre, 1/3 e listës, e mban të mbyllur, duke dalë zbuluar se i vetmi qëllim është ai i ndalimit të koalicioneve si subjekt zgjedhor.

“Zhbërja nga Edi Rama i marrëveshjeve të 14 Janarit dhe 5 qershorit përbën një akt të rrezikshëm me pasoja të paparashikueshme për stabilitetin e vendit.

Ky akt i paprecedentë në 30 vite pluralizëm është, po kështu, një thyerje e rëndë e besimit të partnerëve strategjikë SHBA dhe BE që u investuan, përshëndetën dhe vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e Marrëveshjes së 5 qershorit pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që e shkatërrojnë atë.
Ky akt tinzar prej frikacaku tregon tmerrin e kryeministrit në ikje nga zgjedhjet dhe rotacioni i pashmangshëm.

Opozita e Bashkuar garanton të gjithë qytetarët se do të bëjë gjithçka, që faturën e rëndë që ky akt sjell për demokracinë, stabilitetin dhe integrimin e vendit ne Bashkimin Europian, ta paguajë vetëm Edi Rama dhe jo Shqipëria e shqiptarët” – e mbyll opozita e bashkuar. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Opozite idiote. Jane rrugeve dhe presin te respektoje marreveshjet ky i gjati. Kjo opozite eshte vetem nje OJQ dhe se pjerdh njeri.

  2. Sipas të dhënave, Banka Botërore bëri studimin në vitin 2003, kur Lulzim Basha nuk njihej si figurë publike dhe nuk kishte ndonjë rol në PD.

    Pra nuk mund të ndikonte në politikat e saj.

    Por vetë projekti është përfolur herët në politikën shqiptare.

    Në kohën e qeverisjes “Majko” u mbajt edhe një takes, që nuk dihet se ku shkoi.

    Për më tepër, që është Sali Berisha, ai që deklarohet si autori dhe promotori i “Rrugës së Kombit”.

    Dhe rruga u ndërtua kur ishte ai kryeministër, edhe pse me një kosto jashtëzakonisht të lartë, pasojat e së cilit i vuajmë ende sot e kësaj dite, duke qenë se rruga nuk është përfunduar ende plotësisht.

  3. Opozita bashkueme:
    Lyl kamarieri rinasit
    Like floriri
    Duka i klanit zemunit
    Medi gerdeci
    Dash Rakija
    Dule greku
    Idriz doganieri
    Nar traktoristi

    te gjithe xhaketa te kthyeme e te arnueme me nga 20-30vjet ne politike qe si ka thone njeri puna e mare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *