• |
ide | kryesore

Ish-presidenti i Parmës, që i la klubin Rezert Taçit, dënohet me katër vjet burg

-Instant, F1, Sport



Katër vjet për ish-presidentin Tommaso Ghirardi e gjashtë vjet për ish-administratorin e deleguar Pietro Leonardi. Këto janë vendimet e përcaktuara nga Gjykata e Parmës për falimentimin e Parma calcio në 2015. Prokurori kishte kërkuar për të dy dënimin prej 6 vjetësh për falimentim mashtrues dhe krime të tjera më të vogla.

Parma Fc u shpall e falimentuar në 13 Mars 2015, pas kalimit të cuditshëm të pronësisë nga Ghirardi tek shqiptari Rezart Taci e së fundi tek Giampaolo Manenti. Ky i fundit ishte gjithashtu i përfshirë në një aferë të kartave të kreditit të klonuara gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në krye të klubit të Parmas para falimentimit.

Sipas prokurorisë, shoqëria ishte në kufijtë e mbijetesës që në korrik 2012, por Gjykata e Parmës e deklaroi të falimentuar klubin vetëm në 19 mars 2015: borxhet arrinin në 218 milionë euro. Por si shkuan gjërat deri në 2015? Falë operacioneve të zmadhuara dhe korigjimeve të bilanit, duke filluar nga viti 2010, Parma arriti të regjistrojë në bilanc mbi 90 milion fitime…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *