• |
ide | kryesore

Policia jep detaje për shpërthimin në Elbasan: 3 punëtorë u plagosën nga rrjedhja e gazit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Shtetit ka dhënë detaje për shëprthimin në ish-metalurgjikun e Elbasanit.

“Në një subjekt privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimit të mundshëm. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Para disa javesh u perfol ne lidhje me nje skeme korruptive nga ana e shoqerise Kurum. Sic ndodh rendom kudo por vecanerisht ne shqiperi menjehere pas skandaleve te tilla ndodhin ngjarje te llojit zjarr, shperthim, vjedhje pa dashje etj etj.

    1. Alba Gas nuk ka lidhje me Kurum, i dashur! Ndodhen ne te njejten hapesire te ish-Kombinatit Metalurgjik!
      Shit just happens!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *