• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool fundos Chelsea e Manchester United frenon: zona Champions krejt e hapur

-Instant, F1, Sport, Video



Ujëra të trazuara në Premier League për sa i përket dy vendeve të fundit që të cojnë në Champions. Liverpool bën zhurmë me një 5-3 përballë Chelsea, që tani është në kuotën e 63 pikëve njësoj me Manchester United, ndërsa Leicester është i pesti me 62 pikë. Për Blues, nën tre gola, rikuperimi i pjesës së dytë nuk mjaftoi.

Liverpool nuk kishte më objektiva realë për të cilët të luftonte në kampionat, por kjo nuk i shfaqi asnjë problem Jurgen Klopp. Reds morën fitoren e 31 në 37 ndeshje, u ngjitën në kuotën e 96 pikëve në klasifikim e i krijuan më shumë se një problem Chelsea. Jo aq për humbjen e rëndë në Anfield, sa për një klasifikim që një javë nga fundi i kampionatit bëhet i ngarkuar në zonën Champions (Blues 63 me Manchester United, që do të mbyllë kampionatin në fushën e Leicester që e ndjek me 62 në vendin e pestë).

Liverpool mori avantazhin në minutën e 23′, kur Naby Keita i rrëmbeu topin Ëillian, synoi drejt portës së Kepa e lëshoi një silurë që përfundoi nën traversë. Kampionët e Anglisë nuk ndalen këtu, duke qenë se Alexander-Arnold dyfishoi shifrat në minutën e 38′ me një goditje dënimi spektakolare. Pikërisht Wijnaldum shënoi të tretin në të 44′ në mes të rrëmujës, por përpara pushimit Giroud shkurtoi diferencën për Chelsea.

Reds nuk donin keqkuptime dhe Firmino në të 55′ shënoi golin e katërt për skuadrën e Klopp, në krosimin e mrekullueshëm të Alexander-Arnold. Vetëm se Chelsea zgjohet papritur, por ndoshta shumë vonë: në të 61′ Pulisic shërbeu për Abraham një top që vetëm duhej depozituar në rrjetë. Blues janë në momentin më të mirë të ndeshjes dhe Pulisic, në të 73′ i shërbyer nga Hudson-Odoi mposhti Alisson për herë të tretë, duke dhënë idenë se të besuarit e Lampard mund të gjenin një barazim të pashpresuar.

Por insistimi krijoi hapësira të pashmangshme prapa e Liverpool përfitoi. Kështu, në të 84′ Robertson vrapoi gjithë fushën dhe i dhuroi Oxlade-Chamberlain (i sapofutur në fushë) topin për golin e pestë. Atë që i komplikoi Chelsea cështjen Champions.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *