• |
ide | kryesore

Inter ndaloi, Juventus kampion në mbrëmje: duhet vetëm të fitojë me Udinese

-Instant, F1, Sport



Numërimi mbrapsht ka filluar. Juventus i ka dhënë fund përgatitjeve, si për sfidën në Udine kundër Udinese, ashtu dhe mundësinë e festës titull për të cilën duhet vetëm të mundë bardhezinjtë e tjerë mbrëmjen e sotme. Maurizio Sarri nuk dëshiron të ketë shpërqendrime, por titulli i tij i parë me bardhezinjtë është vërtetë një hap larg. Inter nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola kundër Fiorentinës, duke bërë që Juventus të mund të arkivojë titullin e nëntë radhazi kampion me suksesin kundër Udinese, duke konsideruar se në përplasjet direkte me Atalantën e vendit të dytë, bardhezinjtë janë në avantazh

Kështu, fitorja e bergamaskëve ndaj Bolonjës e kombinuar me frenimin e zikaltërve në shtëpi me Fiorentinën, ka bërë që Gasperini ta shohë veten në vendin e dytë 6 pikë larg bardhezinjve kryesues. Në këtë pikë, mënyra e vetme për tu shpallur matematikisht kampion katër javë avancë, është të mundin Udinesen. Kështu, Sarri do të shkonte 9 pikë para Atalantës dhe me tre ndeshje të mbetura në dispozicion, duke patur avantazhin e sfidave direkte, do të ngrinte lart trofeun e nëntë radhazi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *