• |
ide | kryesore

Raporti i qendrës europiane: “Në Shqipëri bandat e drogësi i shërbejnë politikës dhe financojnë partitë”

-Instant, Arkiva, Të fundit



Ndërkohë që kryeministri Rama tallet publikisht duke bërtitur në studio televizive “krimi krimi droga droga…” organizatat ndërkombëtare mendojnë ndryshe. “Bandat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport” thuhet në raportin e Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA).
Raporti vërën se “forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë”.
Aty theksohet se partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, theksohet në raport. Ekziston një prirje shqetësuese e eorganizatave kriminale që përdorin biznesin si ‘fasadë’ për të fshehur veprimtarinë kriminale. Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, anëtarët e parlamentit dhe ministrat kanë qenë në fokus të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.



6 Comments

    1. Jo po të thonë se është koha të përlajmë hunjtë për ta hequr këtë monstër nga pushteti, se ai nuk largohet me mënyra demokratike.

      Këto janë sinjalet që sjell Europa për ti thënë Bashës se e keni rugën e lirë për ta rrëzar me hunj edvin monstrën.

  1. Si spiegohet qe shkrime te tilla qe ne permbledhje nje pjese jane te verteta por ajo qe te ben pershtypje jane copy paste e deklaratave te PD. Vazhdojne financimet e mediave me parate e vjedhura te shqiptareve se nga xhepi i vet si nxjerr njeri.

    1. Spjegohet se PD ka thene te verteten qe sdo shume mund per tu kuptuar. Edhe ti e di se kush jane trafikantet e qytetit tend dhe me ke kullosin. Edhe ti e di se pronaret e gomoneve ne Vlore komandojne Vloren dhe dihet se kush ka qeverisur historikisht aty. Dhe pastaj ky nuk eshte nje lajm i “kopjuar” por i dale direkt nga EMCCDA.

  2. KESHTU THANE EDHE PARA 8 VJETESH , KESHTU THONE SOT , KESHTU DO THONE EDHE PAS 8 VJETESH .
    TJU RROJNE PERTTIE . KJO HISTORI GO JETE NDER VITE PO NUK NRYSHUAM , PO NUK BEME REVOLUCION . TE RROJE HAJDUTLLIKU . TE RROJNE MILITANTET . POPULLIT NE BYTHE DHE E KA PAK . DUHET NJE BOMBE ATOMIKE NE KETE VEND QE TE NDRYSHOJEME NJE HERE E PERGJITHMONE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *