• |
ide | kryesore

Bylykbashi: Listat pjesërisht të hapura justifikim për Ramën që të ndryshojë rregullat e garës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi, tha se kërkesa e kryeministrit Edi Rama për hapjen e listave “është vetëm alibi”, pasi PS nuk pranoi sot propozimin e opozitës së bashkuar për hapjen 100% të tyre.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes, Bylykbashi tha se propozimi i tyre ishte i qartë, duke akuzuar Ramën se “ka për qëllim ndryshimin e rregullave të garës” dhe jo hapjen e listave, duke shtuar se opozita pret që maxhoranca të reflektojë.

“Opozita  e Bashkuar bëri prezent në Këshillin Politik qëndrimin e saj të qartë në lidhje me një çështje me rëndësi themelore për Reformën Zgjedhore dhe zgjedhjet. Nëse do të shkohet drejtë hapjes së listave, duhet të hapen 100% jo pjesërisht, me kush që formula aktuale e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojnë.

Ajo që është e qartë për shqiptarët dhe ndërkombëtarët është që Rama dashurinë  e tij të fundit për listat e hapura e ka vetëm një alibi. është një farsë dhe justifikim për Edi Ramën hapja e listave me qëllim që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët politik të tij.

Përfaqësuesi i maxorancës refuzoi kërkesën tonë edhe pse treguam modele të vendeve si Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, modele të vendeve nga është marrë dhe e përdorim ne prej 17 vitesh. Ne presim nga maxhoranca të reflektojë. Kjo është një çështje  e Këshillit Politik, duhet trajtuar me konsensus gjithpërfshirje dhe transparencë, sa kohë nuk cenon marrëveshjen e 5 qershorit. Çdo përpjekje e Ramës për të turbulluar një çështje kaq të qartë, është e kotë.”, tha Bylykbashi.



3 Comments

  1. @@’ për Edi Ramën hapja e listave me qëllim që të ndryshojë rregullat e garës @@@

    Po mire ju qe i kuptoni shume mire keto hilet e Rames.. pse nuk na tregoni se si do te mund ai te ndryshoje rregullat e gares duke hapur listat vetem me 2/3 deri ne 100% .

    Me ligjine qe propzon Rama qe listat mund te hapne nga 2/3 deri ne 100% , Pse nuk i hapni listat 100% dhe keshtu edhe Rama eshte i kenaqur se po zbatohet propzimi i tij dhe ju do te dilni te kenaqur sepse NUK LEJONI NDRYSHIMIN E RREGULLAVE TE GARES.

    KETA E MARRIN POPULLIN PER BUDALLA.
    PO BEJNE LOJRA FJALESH PER TE TREGUAR QE DOLEN FITIMTARE NE NJE LUFTE KU NUK KISHIN ASNJE ALTERNATIVE TJETER, VETEM TE PRANONIN ATE QE JU PROPZON KUNDRESHTARI.
    Shume pathetike .

    1. po pse cfar pret ti me thon ai qe u dorzum ne pranojm ate qe dun murrizi ne rama
      cdo politikan do thot qi fitum ne kur n fakt dorzohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *