• |
ide | kryesore

Lista 100% të hapura/ Meta: Basha tregoi lidership. Refuzim nga Rama? Fake news

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ilir Meta e ka cilësuar akt të përgjegjshëm dhe historik vendimin e kryetarit të PD-së për hapjen e listave 100%. Ndërsa lajmin se Rama refuzon hapjen 100% të listave Presidenti e cilësoi ‘Fake News’.

Listat e hapura/ Opozita ofron konsensus, Rama nuk pranon 

Duke folur për qëndrimin e Bashës, Meta tha se kjo bën që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të Partisë, që ngrenë kartonët duke dhunuar Kushtetutën.

“Nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozim i tillë si ky që ka bërë zoti Basha nga zoti Rama. Nuk e besoj të jetë një lajm i vërtetë, duhet të jetë fake news.

Përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të PD-së dhe Opozitës së Bashkuar për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100% të listave, të kandidatëve për deputetë për qytetarët shqiptarë në mënyrë që deputetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të Partisë, që ngrenë kartonët duke dhunuar Kushtetutën, ligjin, interesin kombëtar dhe interesin publik.

I nxis palët që sa më shpejtë të punojnë deri në 30 korrik, 31 korrik, 1 gusht, 5 gusht, 10 gusht bashkë me ekspertët më të mirë të ODIHR dhe ekspertët e BE për të gjetur format dhe mënyrat më të mira të funksionimit të listave 100% të hapura në mënyrë që në Shqipëri të rivendoset parlamentarizmi që është goditur aq rëndë që nga viti 2008.

Në këtë mënyrë, z. Basha tregon jo vetëm lidership, përgjegjshmëri dhe respekt për qytetarët shqiptarë, por edhe shlyen një gabim të PD-së, që votoi atëherë për mbylljen e listave për çdo lloj arsye. I jepet frymëmarrje demokracisë dhe i jepet mundësia qytetarëve të kenë parlamentin e tyre, të kenë përfaqësuesit e tyre dhe kjo është një gjë shumë pozitive.” – u shpreh Meta.



12 Comments

  1. Nuk e di pse bejne te veshtirin keta horra . Koha ka treguar se ate qe e ka kerkuar populli , o ja kane dhen direkt ose e ka marre me dhune . Poulli gjithmone ka fituar edhe sot do fitoje duan apo sduan keta horra te politikes .

  2. E paskan mesuar Lulin. Ende se kish kuptuar se me Psikoramen arsyeja dhe llogjika nuk funksionon. E vetmja menyre eshte te besh lojen e tij. Ai thote 70 ti 100. Ai thote 300 mije vende pune ti 600 mije. Ai thote shendetsi falas ti thuaju qe jo vetem falas por do tju paguajme qe tu sherojme. Ai thote timonin ti thuaju timonin , celesat e shtepise dhe paswordin e kartes…..dhe popullit kollodokun.

    1. Cilin Berat kërkon të përfaqësosh se në Berat nuk janë të gjithë mistrecë si ti ?
      Derisa e pranon me nofkë Psikorama, se ky kryeministër nuk është në rregull nga trutë, ku e ke provuar ti Bashën si kryeministër që na qenka sipas teje njëlloj si Rama ?
      Është fakt që Basha si ministër pat premtuar liberalizimin e vizave Shengen, dhe shqiptarët më së fundi e fituan ate të drejtë.
      Pat premtuar si ministër që Rruga e Kombit të përfundojë në një kohë të shkurtër, e megjithë pengesat e Psikoramës e realizoi premtimin e tij.
      Si kryetar bashkie i Tiranës realizoi ,mbrenda vitit të parë ate që kishte premtuar, se mbas 40 viteve kryeqyteti do të kishte një plan të përgjithshëm urbanistik.
      Nuk arriti dot të realizonte projektet që i keshte shpallur e filluar, sepse erdhi kryeminnistër Psikorrama, dhe i bllokoi të gjitha fondet.
      Ah po.
      Nëse Basha zgjidhet kryeministër e nuk realizon premtimet që ka dhënë, atëhere sulmoje ate e zgjidh Lymin apo Patrozin e në dash kërko të rikthehet Psikorama

  3. Shikoni covidin dhe mos u hiqni njerzve vemendjen me cirqe e lagu se legu se po nje m..i madh do jete si te hapura si te mbyllura listat

  4. Djegia e mandateve/ Shehi pranon “dështimin”: Donim të zhvlerësonim Parlamentin, Listat nuk hapen ne fcb e bashes ky eshte 7 vjet me vonese ne cdo gje ne keto 7 vite por kunati fiton tendera nga oligarket

    1. Nuk e kupton vërtetë se çfarë idiotësie ke shkruajtur ?
      “Kunati i Bashës paska fituar tendera nga oligarkët”

  5. Deri më sot, zërat mediatikë të opozitës, sulmonin këdo që ishte për hapjen e listave, me argumentin se është shërbëtor i Ramës.

    Sot, Lulzim Basha ua ka rrëzuar gjithë betejën e tyre mbi një mujore, kundër hapjes së listave, pasi tha se PD është dakord me hapjen e listave.

    Dhe, normalisht që nuk do sulmojnë edhe Bashën, por kanë filluar ta dredhin.

    Tani po nxjerrin argument të tjera, dhe për habi, mbrojnë hapjen e listave.

  6. Nuk besoj që të jesh as aq i trashë nga mëndja e as shurdh e i verbër që të mos dishë se asnjë nga opozita nuk ka qenë kundër ndryshimit të sistemit zgjedhor.
    Vetë Basha propozimin që deklaroi për listat e hapura, e pat bërë kur askush nuk njihte Murriz e Rudinë apo Shaban marksist.
    Puna është që ndryshimi isistemit zgjedhor mund të bëhet vetëm me ndryshime të Kushtetutës.

    Por si mund të bëhet ndryshimi i Kushtetutës me një parlament monist e më keq akoma në mungesë të një Gjykate Kushtetuese ?
    I vetmi lider partiak që ka qenë kundër ndryshimit të këtij sistemi, që e kërkoi me insisistim e Berisha bëri gabimin që ja pranoi në 2008 për të evituar ndonjë krizë politike në kohën e përpjekjeve për integrimin europian e euroatllantik, është Rama.
    Plani i Ramës ka qenë që ashtu siç bëri me bashkinë e Tiranës që e kthehu në pashallëkun e tij, të bëhej edhe mbreti i shqiptarëve po të vinte si kryeministër.
    Dhe kështu ndodhi vërtetë.
    Mashtroi shqiptarët se do të bënte mrekullira në ekonomi e në demokratizimin e Shqipërisë, e ka 7 vite që jo vetëm e shkatëroi edhe ate demokraci të brishtë, por e katandisi Shqipërinë ta tregojnë me gisht si vendi i drogës, kriminalitetit e korrupsionit me “çunat” e Tahirit e “djemtë problematikë” të Gjiknurit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *