• |
ide | kryesore

Barcelona luan me presion ndaj Interit: Lautaro nuk do të rinovojë “e do të vijë”

-Instant, Sport



“Me Lautaron do të flasim për rinovimin, raporti që ekziston mes nesh është ai i besimit. Ai është i kënaqur që mban veshur këtë fanellë e ne jemi të lumtur që e kemi”. Fjalët e thëna pak ditë më parë nga administratori i deleguar i Inter Beppe Marotta nuk shqetësojnë Barcelonën, që dëshiron të marrë me cdo kusht argjentinasin. “Qetë”, është titulli i përdorur sot nga e përditshmja katalanase ‘Sport’ për të përshkruar sjelljen e klubit blaugrana në lidhje me operacionin për të marrë Toro. “Lautaro dëshiron të vijë e nuk do të rinovojë”.

Gjithnjë sipas asaj që referon ‘Sport’, në shtëpinë e Barcelonës e interpretojnë lëvizjen e Inter si një tentativë për të negociuar transferimin e Lautaro Martinez me kushte më të avantazhuara. Nga ana e tij lojtari e ka bërë zgjedhjen e pret një akord mes klubeve: Inter vazhdon të kërkojë 111 milionë euro ndërsa blaugranat ofrojnë vetëm 65. Në Spanjë vazhdojnë të mos kenë dyshime, megjithatë: në javët e para të gushtit operacioni do të përfundojë. E gjithnjë nga Spanja vjen edhe lajmi se Inter është interesuar për Rafinha, në një cështje që nuk është e lidhur me Lautaron.

Sipas asaj që bën të ditur ‘Mundo Deportivo’, një klub i Serie A ka kontaktuar Barcelonën për të bërë një sondazh rreth mesfushorit brazilian, në kohën kur Celta Vigo – që e kishte në huazim në këtë sezon – e ka të pamundur ta blejë për 16 milionë. Vetë Rafinha ka informuar blaugranat se ka marrë një thirrje nga një skuadër italiane, që ka një problem për faktin se nuk është e gatshme të përmbushë kërkesat ekonomike të katalanasve. E Mundo Deportivo nxjerr emrin e Inter, ku lojtari ka qenë nga janari 2018 deri në fund të sezonit i huazuar nga Barcellona.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *