• |
ide | kryesore

Suning planifikon rrëmbimin: Messi vishet zikaltër në 2021

-Instant, Sport



Jo tani, por ka një plan. Nuk ka asnjë tratativë në lojë, e palët e kanë përgënjeshtruar menjëherë. Por Inter po mendon e do të provojë të bëjë një goditjer që ngjan gati e pamundur. Një ëndërr e destinuar të mbetet e tillë? Edhe mund të jetë, por ndërkohë grupi Suning është gati të bëjë sulmin final për Lionel Messi për vitin 2021. Vendimi i Jorge, të atit të lojtarit, për të transferuar selinë e bizneseve në Milano që nga gushti, jo larg nga selia e re e Inter, i ka bërë të lumtur që tani tifozët zikaltër. Shumë shpejt kjo lëvizje mund të ndihmojë Inter në rrëmbimin e Pleshtit, që ka një kontratë në skadencë me Barcelonën në 2021, ende të parinovuar, e që mund të lirohet falas brenda 31 majit.

Një investim i jashtëzakonshëm për llogaritë e Suning, për të veshur zikaltër Messi, që fiton 50 milionë euro në vit. Shifër astronomike edhe një për gjigant si Suning, që është i ndërgjegjshëm se cfarë mund të bëjë argjentinasi në terma të ardhurash, mes sponsorësh e marketingu me milionë fansa në gjithë botën. Një lojë biznesi që Inter ia vlen ta studioje e të provojë ta bëjë të mundur. Duke shfrytëzuar pikërisht një asist të të atit të Messi, tani fqinj, e pakënaqësive të lojtarit, të shfaqur disa herë gjatë sezonit e që në rast të mungesës së fitimit të Champions do ta bënte edhe më të rëndë atmosferën mes numrit 10 e blaugranave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *